GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta premton të rikthejë taksën e sheshtë me 10%

13:58 - 23/08/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me mbetjet toksike, reagon Meta: Qeveria e inceneratorëve fantazmë meriton të hidhet në koshin e plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se forca e tij politike do të kthejë taksën e sheshtë në masën 10%, njëlloj siç ishte në kohën e qeverisë Berisha deri në vitin 2013, para se socialistët të vinin në zbatim taksimin progresiv.

“Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10% dhe do të rimbursojmë TVSH-në për kompanitë eksportuese”, tha Meta në një konferencë për mediat, ku prezantoi disa propozime për ekonominë.

Ai gjithashtu tha se do të propozojë uljen e normës së tatimit në 5% për kompanitë e huaja me mbi 50 milionë euro fitime, në mënyrë që të thithen investimet e huaja.

Premtimet

Ne angazhohemi për rritje të eksporteve në masën 50% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nëpërmjet këtyre masave:

1- Mbështetje të fuqishme për biznesin.

2- Kthimi i strukturës ekonomike në prodhuese.

3- Do të përmirësojmë performancën eksportuese të kompanive, me anë të rritjes së numrit të produkteve të eksportit që kanë një nivel më të lartë të vlerës së shtuar, rritjen e numrit të kompanive eksportuese dhe numrin e tregjeve të eksportit.

4- Do të reformojmë sistemin aktual për tërheqjen e investimeve të huaja direkte nëpërmjet krijimit të një Strategjie për tërheqjen e investimeve të huaja të drejtpërdrejta 2025 ̶ 2035.

5- Tarifa doganore do të rishikohet, duke iu përshtatur nevojave për eksport-import të ekonomisë dhe shtetit.

6- Ulje e barrës administrative, reduktim ekstrem i barrierave ligjore, abrogim i ligjeve të panevojshme, akteve nënligjore, rregulloreve dhe procedurave që e vështirësojnë biznesin dhe i rrisin artificialisht shpenzimet.

7- Mbështetje për sektorin privat konkurrues; Mbështetje për inovacionin; Mbështetje për kompanitë që krijojnë vende pune productive dhe paga të larta.

8- Do të aplikojmë taksën e sheshtë 10% nga 15% që është sot dhe do të rimbursojmë automatikisht TVSH për kompanitë eksportuese.

9- Për të tërhequr kompanitë ndërkombëtare që kanë një fitim neto të lartë mbi 50 milion euro, norma efektive e tatimit do të jetë 5%.

10- Mbështetja për inovacionin do të jetë prioritet i lartë. Nëpërmjet shkencës së aplikuar dhe zhvillimit të kërkimit ne do të mbështesim hapjen e instituteve në fushën e teknologjisë dhe programeve të inkubacionit dhe përshpejtimit, duke ofruar stimuj shtesë tatimorë për të tërhequr investitorët dhe fondet në këto fusha, si dhe do të garantojmë viza qëndrimi afatgjata për të gjithë “nomadët” digjitalë.

11- Do të mbështesim kompanitë që do të financojnë në fushën e teknologjisë të lartë duke bashkëfinancuar dhe për trajnimet për përdorimin e teknologjive të reja nga të rinjtë tanë.

12- Ulja e kostos së energjisë me 20 % për karburantet.

13- Liberalizim dhe subvencionim për energjinë diellore për konsum familjar.

14- Mbledhja e rentës nga minierat dhe përdorimi për fondin e pagave dhe pensioneve.

15- Do të mbështesim me 10,000 Euro start-upet dhe tax-free për 5 vite.

16- Përdorimi i parave të konfiskuara nga korrupsioni, krimi dhe informaliteti për fondin e pagave dhe pensioneve.

Etiketa: Ilir Metametataksa e sheshte

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
“I thashë që e kam tradhtuar vetëm një herë”, dëshmia e gruas së policit para grupit hetimor

"I thashë që e kam tradhtuar vetëm një herë", dëshmia e gruas së policit para grupit hetimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com