Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për Syri.net, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur tek veçanerisht tek situata në Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se shkarkimi i Veliaj eshte i vonuar, bashkë me të të largoheshin edhe këshilltarët e PS gjithashtu ai jep edhe kriteret që duhet të ketë kandidati i opozitës për Tiranën. Duke u ndalur tek qeveria “Rama 4”, Meta tha se eshte I njejti Kryeminister por me 17 Diella. Nuk mund te qendronte jashte vemendjes se tij edhe trajtimi i të paraburgosurve duke përfshirë edhe veten. Duke denoncuar sjellen e zyrtareve Meta tha se ka masa represive në paraburgim: Kanë filluar më shpojnë bidonat e ujit
Z. Meta a e vlerësoni të drejtë dhe të rregullt shkarkimin e Erion Veliajt si Kryetar i Bashkisë së Tiranës?
Një akt shumë i vonuar dhe i pamoralshëm i këshilltarëve socialist, të cilët dje duhet të kishin dhënë edhe dorëheqjet e tyre për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja edhe për Këshillin e Bashkisë.
Për më shumë se dy vite ata kanë qenë mbështetësit e verbër të ish-kryebashkiakut në shumë akte të paligjshme duke nisur me financimin nga buxheti i bashkisë të inceneratorit që nuk ekziston.
A mund ta konsideroni si fitore të opozitës?
Pa diskutim që protestat stoike prej 44 javësh të opozitës kanë patur një rol të rëndësishëm demaskues ndaj aferave dhe arrogancës mizore të ish-kryebashkiakut në aksionet e paligjshme që nga shkatërrimi i Teatrit Kombëtar dhe prishjet e pronave të qytetarëve te 5 Maji, Astiri, etj.
Por për fat të keq sot Erion Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet për kallëzimet e faktuara nga opozita, por për “hatër” të kallëzimit të bërë nga Nesti Angoni, pra vet Edi Rama.
Akti më flagrant i Erion Veliajt në shkelje të ligjit siç është shkresa e tij zyrtare për t’i hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, as nuk guxon të preket nga SPAK-u.
Ndërkohë inceneratori nuk ekziston dhe vetëm për këtë vit qytetarët e Tiranës paguajën 12 milion euro që vidhen nga Edi Rama.
Përse nuk hetohet për këtë çështje kaq konkrete dhe flagrante? Sepse na e tha vet edhe ish-Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj se këtë shkresë të Veliajt ia kërkoi Rama ta firmosë.
Ndërkohë që Veliaj është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pagesat e inceneratorit vazhdojnë dhe rriten. Kjo tregon qartë se përfituesi kryesor është Edi Rama dhe jo Veliaj.
Ndaj optimizmi i opozitës duhet të jetë i përmbajtur pasi Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet për çështjet madhore por për çështje dytësoreqë nuk implikojnë Edi Ramën, i cili ka kontroll të plotë të SPAK-ut dhe drejtësisë.
Ju aludoni se pas kësaj goditje është vet Edi Rama?
Jam i sigurt që ëdhe nëse vet ai nuk është Nesti Angoni përsëri Nesti e ka shkruar kallëzimin i diktuar prej tij.
Për Ramën, Veliaj duhej eleminuar sepse ai kishte guxuar të projektonte veten si pasardhës, çka është e papranueshme nga një mendje e sëmure për pushtet pa kufij në kohë dhe hapësirë.
Në këtë mënyrë justifikohej edhe për goditjet politike kundër drejtuesve të opozitës por edhe i jepte pikë SPAK-ut si gjoja i pavarur nga ai “krijuesi” i SPAK-ut dhe drejtësisë së re.
Fiks Drejtësi me Regji.
A besoni se opozita mund të nxjerrë një figurë të denjë përballë kandidates së shpallur nga Kryeministri Rama?
Duke besuar se opozita e do bashkinë për t’ua rikthyer qytetarëve unë besoj edhe te vullneti i saj për të gjetur një kandidat ose kandidate që të përfaqësojë të kundërtën e asaj që përfaqëon kandidatja e Ramës, që është nënshtrimi ndaj tij dhe interesave mafioze për shkatërrimin e kryeqytetit vetëm në funksion të pastrimit të parave.
Çdo tregues në Tiranë ka ardhur në përkeqëim deri edhe cënimin serioz të shëndetit të qytetarëve për shkak të cilësisë skandaloze të ajrit dhe ngushtimit të hapësirave publike dhe të gjelbra.
Aq më tepër të mos harrojmë menaxhimin skandaloz të COVID-it nga ish-ministrja e Shëndetësisë.
Po kështu të mos harrojmë edhe keqmenaxhimin e fondeve ndërkombëtare gjatë pandemisë, aq sa më pas Banka Botërore kërkoi të bëheshin transparente kontratat dhe emrat e kompanieve përfituese.
Ndërsa për arritjet në arsim të ish-ministres flasin treguesit e institucioneve ndërkombëtare që njohin vetëm përkeqësim.
Natyrisht Edi Rama e mbështet fushatën jo te vlerat e kandidates, por te gjithë makineria shtetërore për të deformuar vullnetin e votuesve.
Po kështu edhe te një lloj befasie për opozitën, pas terrorizmit elektoral të 11 Majit.
Edi Rama kërkon të “harrohet” ajo masakër që ndodhi më 11 Maj dhe ta “legjitimojë” me një fitore të radhës.
Pra ai synon të kalojë nga “fitorja” në “fitorje” si në kohën e partisë-shtet.
Nëse opozita përzgjedh një kandidat ose kandidate gjithpërfshirëse dhe me grintë, me një organizim më të mirë, Bashkia e Tiranës do t’u kthehet qytetarëve.
Po për nisjen e legjislaturës së re dhe miratimin e Qeverisë “Rama 4” çdo të thoni?
Për Qeverinë mund të them se ka një Kryeministër dhe 17 Diella ku më e pafajshmja është ajo që u “kurdis” në Kuvend.
Të gjithë të quajturit ministra janë vetëm zbatues urdhrash dhe kandidatë për bedelë në të ardhmen.
Është e qartë se integrimi europian nuk është prioritet i Ramës por slogan i tij për të fshehur prioritetin e tij të vetëm, eleminimin e pluralizmit dhe përjetësimin e pushtetit të tij absolut.
Prandaj eleminoi Komisionin e Integrimit Europian. Prandaj e provokoi opozitën për t’i hequr mundësinë e fjalës ndaj një Qeverie që program ka vetëm shpopullimin e vendit dhe kthimin e tij në lavatriçe të pastrimit të parave.
Shikon kronikat se ç’ndodh sot në fushat e Shqipërisë. Prodhimet bujqësore kanë mbetur pa u shitur sepse eksportet shqiptare kanë humbur besueshmërinë dhe refuzohen gjithnjë e më shumë.
Favorizimi i importeve dhe rritja e kostove të prodhimit kanë sjellë një dështim fatal për mijëra familje që po i kthejnë sytë përsëri nga emigracioni, meqënëse kjo Qeveri kurrë nuk i ktheu sytë qëllimisht nga bujqësia, fshati dhe prodhimi vendas.
Pika më e fortë e Edi Ramës është shpopullimi i vendit sepse i krijon mundësi të forcojë kontrollin ndaj popullsisë së mbetur si përmes fryrjes skandaloze të administratës publike vetëm për vota, por edhe përmes kontrollit polices e formave intimiduese.
Pika më e dobët e tij janë dështimet skandaloze në çdo drejtim dhe mosmbajtja e asnjë premtimi. Ndaj edhe ka tmerr nga fjala e opozitës dhe nga liria e medias.
Opozita duhet të jetë më krijuese për të shtuar format e komunikimit me qytetarët.
Të mos harrojmë se provokimet e Ramës në Kuvend synojnë që opozita të largohet nga Kuvendi sin ë të kaluarën, gjë që kurrë nuk duhet të ndodhë.
Po për reformat e Ramës për të ulur numrin e deputetëe në 101, apo reformën e re administrative-territoriale, çdo të thonit?
Ju lutem më thoni një reformë të suksesshme apo serioze të Ramës?
Do më përmendni shëndetësinë falas?
Apo Arsimin ku cilësia e tij është preokupimi i fundit pasi shqetësimi kryesor është siguria e jetës së fëmijëve?
E ndriti me reformën e mbetjeve ku pasi ka vjedhur mbi 500 milion dollar, kërkon të shpikë një reformë tjetër?
Apo e mbajti premtimin për 24 orë ujë të pijshëm brenda mandatit të parë?
Unë këtu te 313 në mes të Tiranës 4 orë ujë në ditë kam. Shumica e banorëve të kryeqytetit kanë edhe më pak besoj.
Po për dështimin e reformës administrative e territoriale që e bëri siç deshi vet kush ia ka fajin?
Si shpjegohet që numri i njësive vendore nga 400 shkoi në 61 e po kështu numrmi i popullsissë ka rënë në 1 milion banorë dhe sot kemi disa dhjetëra mijëra të punësuar më shumë se në njësitë vendore në raport me 12 vite më parë.
Ndaj Edi Rama në mendjen e tij të sëmurë për pushtet absolut nuk mund të ketë asnjë reformë në interest ë shqiptarëve, por vetëm manovra mashtruese për të përqëndruar çdo grimcë pushteti, që se ka për momentin në dorën e tij.
E dëgjuat besoj deklarimin e tij për likuidimin e Prefektuarave.
Në fakt ai ka likuiduar “de facto” edhe kryetarët e bashkive duke u marrë edhe publikisht kompetencat e tyre në dhunim të autonomisë vendore.
Po për çështjen tuaj ç’mund të na thoni? Aq më tepër që shorti i ra gjyqtares tepër të diskutueshme Irena Gjokës, e cila rrëzoi edhe kërkesën tuaj për lirim?
Shorti nuk mund të na zhgënjente dhe as nuk mund të “gabonte”.
Çështjen po e ndjek avokati im i nderuar Z. Cakrani dhe ne do ezaurojmë të gjitha procedurat e brendshme ligjore në mënyrë që sa më parë të shkojmë në Gjykatën e Strasburgut.
Ne presim me padurim përballjen në procesin e gjykimit për të çmontuar këtë farsë kriminale gjyqësore të bazuar në paligjshmëri totale dhe fshehje provash dhe faktesh qëllimisht.
Unë personalisht jam shumë i sigurt për fundin e turpshëm të kësaj pengmarrjeje vetëm që Edi Rama të grabiste 83 mandate me ndihmën e 250 banditëve të paarrestuar nga SPAK-u. Ndërsa Ilir Meta në mes të rrugës në mënyrë banditeske pasi tre prokurorë të partisë firmosin që arrestimi të bëhej i paligjshëm, pra në bazë të një ligji që ishte shfuqizuar që në vitin 2020.
Pse? Sepse kështu ishte urdhri nga “krijuesi” i SPAK-ut për të frikësuar të gjithë opozitarët para zgjedhjeve.
Si janë kushtet e paraburgimit tuaj? A mbaruan dënimet? Po ping-pongu a rifilloi?
Ping-pongu nuk ekziston më që në Maj pasi fola në telefon me gazetaren Beti Njuma.
Por na ka dalë një problem i ri me bidonat që askush nuk mund ta besojë.
Para disa kohësh u them dy drejtuesve kryesorë të burgut se doja të fusja dy bidona plastikë uji nga 20 litra secili për qëllim stërvitjeje.
Vetëm 9 ditë pasi familjarët e mi i kishin sjellë dy bidonat bosh, m’i sjellin te qelia.
Me pak vonesë por prapë i sollën.
Fillova të mbushja bidonin e parë se donte kohë kur sapo kaloi mbi gjysmën pashë të derdhej uji në dysheme.
Epo thashë unë rastësi që një ma kanë sjellë me vrimë.
E hodha atë ujin në bidonin tjetër që të fitoja kohë dhe po e mbushja me ujë kur prapë filloi të rridhte ujë.
E kuptova që Qeveria e Ramës i kishte mbajtur dy bidonat për 9 ditë vetëm për t’u hapur nga një vrimë.
Atëherë u them njerëzve të mi më sillni një bidon si ata të mbushur me ujë për t’u hequr alibinë se bidonat kishin ardhur me vrima.
Para dy javësh erdhi bidoni 20 litra me ujë por do ta kenë future në qeli më vete.
Ju tregova këtë histori absurd për të kuptuar sa ordiner është Edi Rama se këto nuk janë histori drejtorësh dhe policësh.
Por mua këto më argëtojnë e nuk më mërzisin aspak.
Ajo që më mërzit është tendenca e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi sepse rrezikojmë seriozisht shkombëtarizimin e vendit përmes ndryshimit të qëllimshëm të strukturës demografike.
Ndaj fuqizimi i opozitarizimit është emergjencë për të larguar këtë pushtues që i ka bërë dëme vendit më shumë se pushtetuesit e huaj.










Discussion about this post