GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta sulmon Kryemadhin, e quan “Zeqine e SPAK-ut” – Deklarata

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Metës për arrestin dhe Kryemadhit për masën e sigurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat, pas daljes nga SPAK ka deklaruar se asaj nuk i intereson më se çfarë mendon dhe thotë ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Kryemadhi është shprehur se Presidenti i PL-së informohet vetëm nga një njeri, duke nënkuptuar Tedi Blushin, lidhur me ngjarjet jashtë burgut.

“Informohet vetëm për gjërat që i intereson grupit që rri afër tij”, theksoi ajo, duke shtuar se “nuk më intereson më fare as se çfarë thotë Meta dhe as se çfarë bën e mendon”.

Pas kësaj deklarate të Kryemadhit, ka reaguar Meta i cili e quan atë “Zeqine e SPAK-ut”.

Meta shprehet se ai ka ka çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se “gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni”.

Presidenti i PL shprehet më tej se nuk do të besojë, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat bankare të Monika Kryemadhit dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por “ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë”.

Ai shton se nëse akuzat do të ishin të vërteta, SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte në SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku.

Reagimi i Metës:

Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.

Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.

Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.

Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.

Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.

Etiketa: Ilir MetaKryemadhimetaMonika KryemadhiSpak

Lajme të lidhura

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!
Breaking Views

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Para
Situata me zjarret/ 26 vatra në të gjithë territorin, ja zonat më problematike

Shqipëria vijon të digjet! 19 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 6 ende aktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26
Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

Përparim në negociatat SHBA-Iran, synohet marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh

15:29 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet