GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta takohet me homologun slloven: Ballkani Perëndimor meriton të anëtarësohen në BE

17:29 - 05/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta takohet me homologun slloven: Ballkani Perëndimor meriton të anëtarësohen në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u prit sot në një takim homologu slloven Borut Pahor. Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Pahor dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë në kuadrin e procesit të integrimit europian. Duke e konsideruar Slloveninë një partnere të rëndësishme rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, Presidenti Meta tha se u ra dakord plotësisht se duhet të vazhdohet të bëhet më e mira.

“Ju faleminderit shumë Zoti President! Ishte një kënaqësi e madhe për mua që të isha sot në Ljubljanë, i mikpritur nga Presidenti i Sllovenisë, miku im shumë i mirë, Barut Pahor në këtë takim lamtumire përpara përmbylljes së mandatit tim si President i Shqipërisë në fund të këtij muaji! Dëshiroja ta falënderoj Presidentin Pahor për mbështetjen e tij të madhe, si dhe të Sllovenisë po ashtu, ndaj hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për përpjekjet e tij e të Sllovenisë për të zgjeruar integrimin e Ballkanit Perëndimor! Ne ramë dakord plotësisht se duhet të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. Të vazhdojmë me kryerjen e reformave tona të brendshme, të tregojmë më tepër rezultate, të japim më shumë” – u shpreh Meta.

Ai më tej shprehu bindjen se edhe Bashkimi Europian do ta kuptojë më mirë rëndësinë gjeo-politike të Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe Europën, në veçanti në ditët e sotme. Më tej presidenti Meta tha se kjo është arsyeja përse ne e vlerësuam vendimin e fundit të BE-së për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, sepse është thelbësore që t’i tregohet mbarë botës dhe në veçanti të gjitha vendeve të kontinentit tonë se zgjerimi po vazhdon.

“Shprehëm gjithashtu bindjen se edhe Bashkimi Europian do ta kuptojë më mirë rëndësinë gjeo-politike të Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe Europën, në veçanti në ditët e sotme. Kjo është arsyeja përse zgjerimi duhet të vazhdojë. Kjo është arsyeja përse kjo duhet të konkretizohet. Kjo është arsyeja përse Presidenti Pahor dhe Sllovenia përkrahin fort hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënien e statusit të vendit kandidat Bosnjës dhe Hercegovinës, liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën. Po ashtu, kjo është arsyeja përse ne e vlerësuam vendimin e fundit të BE-së për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë, sepse është thelbësore që t’i tregohet mbarë botës dhe në veçanti të gjitha vendeve të kontinentit tonë se zgjerimi po vazhdon, se zgjerimi po përparon dhe se këto reforma që po ndërmarrim me qëllim përafrimin ndaj Bashkimit Europian, do të vazhdojnë të luajnë rolin e forcës shtytëse për shoqëritë tona, të cilat jo vetëm do të ndihmojnë vendet tona që të përmirësojnë standardet e demokracisë, sundimit të shtetit të së drejtës, të ekonomisë si dhe standardet shoqërore, por që gjithashtu të përforcojnë qëndrueshmërinë dhe paqen në rajonin tonë dhe në kontinentin tonë. Mbështetemi shumë te Sllovenia edhe në të ardhmen dhe shpresoj e uroj që Samiti i ardhshëm i Brdo-Brijunit që do të mbahet këtu, do t’i japë një shtysë të re zgjerimit të Bashkimit Europian dhe aspiratave të vendeve tona për një të ardhme europiane!” – tha Meta.

 

Etiketa: anetaresimiBallkani PerendimorBEhomologuIlir MetrameritonSlloven

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Ish-sulmuesi i Partizanit shpallet ‘Ylli i Javës’ në Kosovë

Lista për Europën, te Partizani Alban Hoxha mungesa e madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com