GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’iu ofrojmë të sëmurëve talasemikë një jetë të sigurt

09:06 - 08/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’iu ofrojmë të sëmurëve talasemikë një jetë të sigurt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, si dhe të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti konferencën ndërgjegjësuese për dhurimin e gjakut nën moton “Të adresojmë pabarazitë shëndetësore të Komunitetit Botëror të Talasemikëve”, që u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Duke iu drejtuar të pranishmëve mes të cilëve Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj.Mira Rakacolli, Kryetarja e Shoqatës për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë, znj. Ermela Zenelaj si dhe Presidenti i Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, Dr.Natale Capodicasa, Presidenti Meta në fjalën e Tij përshëndetëse bëri apel për eliminimin e pabarazive shëndetësore për t’iu ofruar të sëmurëve talasemikë një jetë të sigurt, cilësore dhe të denjë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, kujtojmë të paharruarin Musa Zenelaj, për atë punë të jashtëzakonshme, që ai ka bërë për vite të tëra, për të sensibilizuar opinionin publik në ndihmë të të gjithë atyre personave dhe sidomos të fëmijëve, të cilët përballojnë pasojat e talasemisë.

Ai ka qenë edhe njeriu, i cili më motivoi, për t’u angazhuar në krijimin e ‘Aleancës së Dhurimit të Gjakut’, gjatë këtyre viteve.

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, na kërkohet të ndërgjegjësojmë më shumë qytetarët tanë dhe vendimmarrësit rreth talasemisë, për të ndihmuar pacientët me talasemi që të jetojnë një jetë normale dhe gjithashtu të ndërmarrim nisma me qëllim parandalimin, menaxhimin dhe kurimin e kësaj sëmundje.

Me gjithë arritjet e shkencës dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientëve talasemikë, shumë prej tyre përballen me sfida, si mungesa e një kujdesi gjithëpërfshirës në qendrat e specializuara, mungesa e një përfshirje të plotë shoqërore dhe profesionale, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore”, tha Meta.

Sipas Kreut të Shtetit, problematikat që të sëmurët talasemikë duhet të përballojnë, u vështirësuan akoma më shumë për shkak të situatës dhe të pasojave të Pandemisë Covid-19.

“Me gjithë punën e jashtëzakonshme të shoqatave të ndryshme, të institucioneve shëndetësore, të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, të të rinjve dhe të rejave, që i janë përgjigjur thirrjeve për të dhuruar gjak, si edhe të shumë seancave të dhurimit të gjakut, që janë zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit me komunitetet lokale dhe ato të huaja, gjatë vitit të pandemisë ka patur një rënie të konsiderueshme të numrit të dhurimeve dhe pamundësi të plotësimit të nevojave për gjak të të sëmurëve talasemikë në vendin tonë.

Frika nga infektimi me Covid-19 dhe mbyllja totale ishin disa nga faktorët që ndikuan në këtë ulje të numrit të dhurimeve.

Por, tashmë kemi një situatë më të qetë, me vaksinimin e një pjese të popullsisë si dhe me imunizimin e një pjese tjetër, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut.

Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të dhuruar gjak, dhe mbi të gjitha për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë dëshiroj të falënderoj dhe Shoqatën ‘Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë’, që organizon këtë aktivitet, po ashtu edhe sipërmarrësit italian dhe dhuruesit shqiptarë, që u bashkuan thirrjes për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.

Është përgjegjësi e gjithë ne, që të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore, profesionale, cilësore dhe të mirëintegruar”, theksoi Meta.

Etiketa: Dita Nderkombetare te TalasemiseIlir Meta

Lajme të lidhura

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!
Aktualitet

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25
Përplasje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar/ Dritan Burgia largohet nga salla: Na ndaloni të flasim…
Aktualitet

Mblidhen firmat/ ‘Avokati i Popullit’ do çohet në Kushtetuese! Kërkohet seancë e jashtëzakoshme për Ballukun

12:04 - 18/12/25
Para
Refuzimi i radhës, Kylian Mbappe drejt largimit nga PSG

Refuzimi i radhës, Kylian Mbappe drejt largimit nga PSG

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com