GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta uron ditën e Presidentëve: Ta duam Kushtetutën tonë, ashtu siç e duan amerikanët

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’më shkarkon dot njeri mua!”, Meta: Të 72 pyetjet e Kushtetueses do të marrin përgjigje para popullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me rastin e ditës së presidentëve, Ilir Meta ka nderuar krerët e shtetit amerikan që prej themelimit të SHBA-ve. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se duhet ta duam Kushtetutën ashtu siç e donte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës George Ëashington.

“Ta duam Kushtetutën tonë, siç e donte George Ëashington kushtetutën e vendit të tij. Sot, me rastin e Ditës së Presidentëve, një festë zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosur në nderim të Presidentit të Parë, George Ëashington, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të gjithë krerët e shtetit amerikan të cilët kanë lënë një shembull dhe trashëgimi drejtimi tejet frymëzuese. Kujtojmë në veçanti Presidentin Ëoodroë Ëilson i cili nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë duke luajtur një rol vendimtar në Pavarësinë e vendit tonë. Presidentët Reagan dhe Bush i Parë që punuan pa reshtur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, Europë dhe kudo në botë” – shkruan Meta në facebook.

Meta gjithashtu ka përmendur edhe Presidentin Bill Clinton, duke thënë se është mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.

“Nderojmë sot Presidentin Bill Clinton, mikun e madh të kombit tonë, i cili udhëhoqi energjikisht nismat vendimtare për ndalimin e gjenocidit të regjimit kriminal të Millosheviçit ndaj popullit të Kosovës.
Kujtojmë vizitën historike të Presidentit George Ë. Bush në vitin 2007, i pari kryetari shteti i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që lajmëroi nga Tirana shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Mirënjohje të gjithë krerëve të SHBA për kontributin e vyer të dhënë për forcimin marrëdhënieve të shkëlqyera me vendin tonë. Shqipëria është e vendosur për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe demokratike, në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike” – shkruan Ilir Meta në facebook.

Etiketa: amerikanetIlir MetaKushtetutaPresidentet

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
Para
Brdaric pa Gurishtën, ndeshja ndaj Skënderbeut deçisive për Top 3

Brdaric pa Gurishtën, ndeshja ndaj Skënderbeut deçisive për Top 3

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com