GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta uron Pashkët dhe jep mesazhin e koduar për Ramën

21:01 - 23/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresi i PS, Meta: E vërteta do të shkërmoqë kotecin e gënjeshtrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe mbarë popullin shqiptar, por nuk ka harruar të përcjellë një mesazh të koduar ndaj kryeministrit Rama.

Meta thekson se duhet që të ndalet padrejtësia dhe arroganca, duke lënë të nënkuptohet se e ka fjalën për kreun e shtetit Edi Rama, me të cilin së fundmi kanë patur disa përplasje, pasi Rama e ka konsideruar Metën si presidentin më të keq të të gjitha kohërave.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!

Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!

Më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja!

Drita që kurrë nuk perëndon le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë.

Ngjallja e Krishtit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i së mirës ndaj së keqes dhe i dashurisë mbi urrejtjen.

Vetëm me dashurinë brenda dhe përreth nesh dhe me shpresën e madhe, që na jep besimi i palëkundur në Zot, ne do të mund të hapim çdo derë, të rrëzojmë çdo mur, të mposhtim padrejtësitë e arrogancën dhe të kapërcejmë çdo vështirësi.

Të ndjekim shembullin e jetës dhe veprës së Krishtit, që na mëson se pavarësisht sakrificave që kërkohen, fuqia e dashurisë dhe e shpresës ka një energji që nuk mund të ndalet dhe as të shpërbëhet.

Të mos harrojmë se vetë Biri i Perëndisë u përplas me djallëzitë, padrejtësitë, intrigat, pabesitë dhe tradhëtinë, me armiqësinë, gënjeshtrat dhe urrejtjet, por na dëshmoi se sa do të pathyeshme të duken, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë të mirën ta mposhtë të keqen.

Siç na mëson edhe Ungjilli i Shenjtë: “Të bekuar janë ata, që kërkojnë dashurinë e Tij, që kapërcen çdo mendje”.

NGA MOT GËZUAR PASHKËN!

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Mbyllet votimi në dy degë, ja kush u zgjodh kryetar i PD-së në Pukë dhe Tiranë (EMRA)

Zgjedhjet në PD/ Mbyllet procesi i numërimit në degën 2, ja kush do jetë kryetarja e re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Lexo më shumë
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com