Sot, zyrtarët e Partisë së Lirisë do të realizojnë vizitën e parë në paraburgimin 313, për të takuar presidentin e kësaj force politike, Ilir Meta, i cili është në qeli prej katër muajsh.
Vizita do të përfshijë sekretarin e përgjithshëm Tedi Blushi, zv/presidenten Erisa Xhixho, deputetin Petrit Vasili dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Drejtësisë, Edmond Haxhinasto.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024, në zonën e Casa Italia-s në Tiranë, dhe akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me disa dosje, përfshirë ato të bashkuara Cez-Dia, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
GJKKO dhe Gjykata e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta të qëndrojë në paraburgimin “Jordan Misja” në kryeqytet, ndryshe i njohur si 313-ta.
Po ashtu, Monika Kryemadhi, ish-kryetare e LSI-së dhe bashkëshortja e Metës, është nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje”.
Discussion about this post