GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta zbulon arsyen pse u thirr në SPAK: Karagjozllëqe, histori banale

15:30 - 13/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta zbulon arsyen pse u thirr në SPAK: Karagjozllëqe, histori banale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi u mor për 3 orë rresht në pyetje, tha se nuk ka pasur kurrë besim te SPAK dhe kurrsesi nuk ka tani.

Arsyen e thirrjes së tij në SPAK e konsideroi banale e karagjozllëqe.

“Histori banale të Ilir Metës që s’kanë asnjë lidhje me asnjë detyrë. Seanca e sotme ishte një turp i vërtetë, të pyesësh Ilir Metën a e njeh Alberto Arancini, nga përgjimet del që të ka bërë dhuratë palma, si mund të thuash a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit, që i ka dhënë zhvillim zonës”, deklaroi ai.

Akuzat që bëri nga dera e Prokurorisë së Posaçme, Meta i vijoi edhe në deklaratën për mediat nga selia e partisë së tij. Drejtësinë e re, ai e quan “narko-drejtësi që vjen nga narko shteti”.

“Jam thirrur se kam denoncuar në SPAK krimet zgjedhore, SPAK ka përgjegjësi për vrasjen e Elbasanit, sepse SPAK duhet të niste hetimit për vjedhjen e votave dhe SPAK ia kaloi Prokurorisë së Elbasanit, jam thirrur se kam çuar në SPAK ligjet me porosi që ka bërë Rama, jam thirrur sepse kam çuar në SPAK si president, falsifikimi nga ana e Kuvendit i firmës Gramoz Ruçit në procesin fars kundër Presidentit dhe SPAK as nuk na ka thirrur si kallëzues sepse nuk e lë Edi Rama, jam thirrur për denoncimet mbi aferën e inceneratorëve, SPAK nuk lëvizi para zgjedhjeve sepse Rama duhet të blinte me ato lekë zgjedhjet.Nuk do të lejojë që Shqipëria të lëngojë nga ky narko-shtet dhe narko-drejtësi. Nuk kam pasur asnjëherë besim te SPAK, sepse që kur u krijua u krijua në mënyrë të paligjshme”, tha Meta.

Ndonëse një ditë më parë, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi tha se ka besim të SPAK, Meta nuk ndan të njëjtin qëndrim. Ai thotë se qëllimi i SPAK me Altin Dumanin, është dëmtimi i opozitës.

“Nuk ndaloj askënd që të bjerë në dashuri me SPAK, është aleati më i verbër i Edi Ramës, që përdoret për të mbajtur presion opozitën, ka gjymtuar denoncimet e opozitës, ka reaguar shumë vonë”, shtoi ai.

Etiketa: Ilir Metameta

Lajme të lidhura

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Para
Sulmi ndaj avokatit, identifikohet një prej autorëve të dyshuar

Prej 10 ditësh kurohet në Athinë, si paraqitet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona
Aktualitet

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, ministrisë së Financave dhe Kryeministrisë për të protestuar për...

Lexo më shumë
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com