GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Metamorfoza’/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e Pëllumb Gjokës, “strategjikut” të Ramës që porositi vrasje

10:46 - 08/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Si Pëllumb Gjoka në bashkëpunim me drejtësinë mori 39 hektarë tokë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen “Metamorfoza” me 7 persona të akuzuar për kryerjen e disa veprave të rënda penale. Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita kaluan për gjykim në seancën e kësaj të premte.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët.

Pjesa më e madhe e të akuzuarve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do shqyrtohet në seancën e radhës.

Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuesja do e marrë në shqyrtim në date 19 nëntor në orën 10.00.

Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndaj Pëllumb Gjokës, akuzat për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Ndërsa ish-prokurori akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Hetimet për rastin nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky. Në këto mesazhe, biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar që Behar Bajri të kryente vrasjen e Klenthi Musabelliut, ish-punonjës i policisë së burgjeve, duke ofruar 120 mijë euro. Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj dhe kanë rënë dakord për të  shkëmbyer objektivët. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutuan Gjin Boriçin me porosi të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.

Investitor Strategjik

Gjoka është akuzuar nga opozita si i përfshirë në blerje votash në Shkodër, në favor të Partisë Socialiste. Përgjimet në “Sky” kanë faktuar angazhimin e tij në favor të PS. I angazhuar më parë në lojërat e fatit, tre vite më parë, kompanisë së tij “Imperial Group”, iu dha statusi i investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti turistik në Velipojë, me një vlerë prej 52 milion eurosh.

Konkretisht, më 15 Korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi statusin e investitorit për projektin “Silver Sand Resort”. Subjekti aplikues ishte “Imperial Group”, në pronësi të Pëllumb Gjokës, si edhe Lekë e Alida Gjokës.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Edi Rama, kompania e Gjokës merrte përsipër që të shpenzojë 52 milionë euro, për ndërtimin e dy strukturave hoteliere dhe një numër të konsiderueshëm apartamentesh e viletash, në zonën e bregut të Velipojës, në Shkodër. Sipas vendimit, projekti parashikohej të zhvillohet në Zonën Kadastrale 3072, Bashkia Shkodër, në një sipërfaqe totale prej 113.500 m2, pronë private, ku strukturat do të zinin një sipërfaqe afërsisht 14.496 m2.

Dosja “Metamorfoza”, Gjoka porositi vrasje

Në Korrik 2023, Gjoka u arrestua në kuadër të aksionit policor të pagëzuar “Metamorfoza”, që goditi një grup kriminal dhe çoi në pranga dy zyrtarë policie, ndërsa akuza penale u ngritën ndaj emrave të njohur të kronikës së zezë si Behaj Bajri apo Ervis Martinaj.

Sipas hetimeve, Gjoka urdhëroi vrasjen e Kleant Musabelliut, ish-punonjës i Burgjeve. Ky i fundit, në 2017, pas një debati e ka plagosur Pëllumb Gjokën me një plumb në këmbë, në zonën e Pazarit të ri në kryeqytet.

Sipas SPAK, për planin e vrasjes së Musabelliut Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinaj. Pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkëmbim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinaj. Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda thotë SPAK janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qenë Tirana. Ekzekutimi i Musabelliut megjithatë nuk është kryer, ndërsa ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa vite më parë.

Sipas hetimeve të prokurorisë, rezulton po ashtu se Pëllumb Gjoka është angazhuar në disa vrasje që Behar Bajri planifikonte të kryente, në sigurimin e informacioneve për lëvizjet e personave nën shënjestër.

Etiketa: Kryesore1pellumb gjoka

Lajme të lidhura

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK
Aktualitet

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Para
Përplasja për vdekje e 8-vjeçarit, dhjetëra qytetarë protestojnë në Peqin

Përplasja për vdekje e 8-vjeçarit, dhjetëra qytetarë protestojnë në Peqin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com