GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Metamorfoza”, jep dorëheqjen oficeri i policisë kriminale në Shkodër

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Metamorfoza”, jep dorëheqjen oficeri i policisë kriminale në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Myrtaj, një nga oficerët e policisë kriminale në Shkodër, i cili në 2019 punoi për të zbardhur autorët e atentatit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ka braktisur rradhët e policisë duke dhënë dorëheqjen.
“Ora News” ka mësuar se vendimi i oficerit Myrtaj, për ti bërë “naftën” Policisë së Shtetit, duket se u ndikua nga bisedat e fundit të zbardhura në dosjen “Metamorfoza”.

Ku del qartë se puna e tij hetimore është trukuar duke u shitur nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita dhe shefi i tij në policinë Shkodër, oficeri me inicialet “L”.
Dorëheqja e Elton Myrtaj, nuk është pritur mirë nga kolegët e tij në Shkodër.

Ndërkohë disa oficerë të tjerë në këtë Drejtori në ditët në vijim pritet të japin dorëheqjen, duke braktisur policinë.

Elton Myrtaj, u ngarkua si oficer për të hetuar sulmin me armë të ndodhur në muajin Shkurt 2021. Ai nisi punën me kçyrjen e pamjeve filmike dhe marjen në pyetje të Taulant Pepaj, Shkëlzen Xhenje, Eljo Hato, Kolec Markut, Arshli Bashlit dhe personave të tjerë protagonistë në këtë ngjarje.

Por puna hetimore e tij me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit që ishin anëtarë të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, u shit nga prokurori i çështjes Xhevahir Lita, i cili kundrejt 50 mijë euro pushoi çështjen për Ashli Bashlin dhe Eljo Haton, duke ndryshuar dhe akuzën për Shkëlzen Xhenjen nga “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë në “Mbajtje pa lejë të armëve”.

Ndërsa shefi i Elton Myrtaj, oficeri “L” sipas përgjimeve besohet se ka marë 5 mijë euro, për të zhdukur disa pamje filmike dhe disa përgjime në dosjen penale.

Në çështjen “Metamorfoza”, jepet një tablo e qartë se çfarë masakre hetimore është zhvilluar në rastin e sulmit me armë ndaj Taulant Pepaj dhe Kolec Markut, ku prokurori i Shkodrës Xhevahir Lita, sinkronizohet me oficerin “L” të policisë së Shkodër, duke rënë dakord mbi linjën që do ndiqnin gjatë fazës së marrjes në pyetje të personave të dyshuar dhe vetë të dëmtuarit, Pepaj.

Këto veprime sinkronizuese mes dy personave dhe anëtarëve të bandës “Bajri”, vijnë menjëherë sapo një oficer tjetër me inicialet Elton Myrtaj, ka marrë në pyetje Taulant Pepaj, të cilin Eltoni, gjatë fazës së dhënies së dëshmisë, e ka kuptuar se nuk po tregonte të vërtetën duke e paralajmëruar se rrezikonte deri në 6 muaj burgim.

Por Lita, orienton anëtarët e grupit “Bajri” që të mos merren me oficerin Elton Myrtaj, pasi është i poshtër dhe kundra tyre, dhe i sugjeron që të takojnë “L”.

Ndërkohë pas përfundimit të pyetjes së Taulant Pepaj, oficeri Elton Myrtaj, i ka thënë Pepaj, se do thirej sërisht në polici, ku këtë herë do pyetej pikërisht nga shefi i krimeve të rënda.

Teksa ka dalë nga policia Taulant Pepaj, njofton në telefon “SKY” Bardhyl Bajrin mbi situatën dhe më pas Bajri, hyn në komunikim me Xhevahir Litën, duke i thënë se:
“…një oficer Elton, e paska marrë në pyetje dhe i ka thanë do të marrin prap shefi krimeve të rënda. Po s’ka lidhje vëlla se si ka mshef gja. Ai i ka thënë po rejte në këto dëshmi do 6 muj burg këto fjal ke. Por Pepa i ka thanë sepse kështu është krejt puna”.

Nga ana tjetër Xhevahir Lita, i përgjigjet Bajri duke i treguar se: “…është shumë i poshtër…është kundra jush…”.
Më pas Bardhyl Bajri i bën me dije Xhevahirit se një shoku tij, i cili dyshohet po i njëjti që ka komunikuar datën 3 mars 3021 nëpërmjet aparatit SKY të Arsad Bashlid, do takohet me oficerin “L” se oficerin tjetër “E” nuk e njihte

Në orën 20:30 Bardhyl Bajri, pasi “shoku tij” është takuar me oficerin “L”, vë në dijeni edhe Xhevahir Litën, duke i dërguar mesazhe:

“…Të hënën e paskan lanë për të pyetur Bashlin, se e takoj ky shoku para një ore atë dhe i tha që 2 pyetje i kam ba këti Pepës dhe Bashlin e kemi për të hënen i ka thënë….Po për Haton i kishte thën të rrijnë edhe do dit i m’shefun…mos dali…”.

Etiketa: DorëheqjeElton MyrtajKryesore1oficeri i policisë kriminaleShkodër

Lajme të lidhura

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Para
Rrëzohet kërkesa ankimore e Berishës, KAS: Regjistrohet PD e Bashës

Rrëzohet kërkesa ankimore e Berishës, KAS: Regjistrohet PD e Bashës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos...

Lexo më shumë
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com