GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Metani: Nuk kemi drejtësi të re, por sistem të ri. Gjithkush mund të thotë mendimin e tij…

16:37 - 06/01/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Metani: Nuk kemi drejtësi të re, por sistem të ri. Gjithkush mund të thotë mendimin e tij…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Artur Metani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një leksion të hapur me pjesëmarrësit e Akademisë së Integrimit Europian dhe Negociatave, në modulin “Pavarësia dhe efikasiteti i Sistemit të Drejtësisë – reformat para dhe pas anëtarësimit”, në kuadër të edicionit “Shteti i së Drejtës”.

Metani bëri një prezantim të rolit dhe funksioneve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe iu përgjigj pyetjeve mbi institucionin që drejton, sistemin e ri të drejtësisë dhe pritshmëritë e publikut.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënvizoi rëndësinë që ka informimi për institucionet e drejtësisë dhe jo vetëm, sepse shumë flitet për ILD-në, edhe për institucione të tjera, por pak nga atë që flasin, ulen të lexojnë e kuptojnë rolin e këtyre institucioneve dhe kjo krijon premisa të gabuara që në koncept. “Dëgjoj që referenca të tilla si “drejtësia e re” për shembull, – tha z. Metani. – Në fakt ka një sistem të ri drejtësie, e jo “drejtësi të re”, sepse janë të njëjtët njerëz, që kanë qenë pjesë e një sistemi tjetër organizimi, e tani janë në një sistem të ri, me më shumë kompetenca

Duke iu përgjigjur interesit të pjesëmarrësve mbi pritshmëritë publike nga drejtësia e institucionet e saj, z. Metani tha se nuk mund të ndalohet askush të thotë atë që mendon.

“Çdokush ka të drejtë të thotë, të shprehë atë që mendon për punën e organeve të drejtësisë. Mbrojtja më e mirë e jona është transparenca dhe thjeshtësia e qartësia e vendimeve tona. Pra që ato të jenë të kuptueshme e pa terma që krijojnë ekuivok, edhe për qytetarin e zakonshëm. Nëse institucionet janë të qarta e transparente, çdokush arrin ta bëjë vetë dallimin për cilësinë e punës së tyre. Nuk mund të ndalohet askush të thotë atë që mendon. Niveli pastaj, natyrisht ka të bëjë me kulturën e secilit, formimin e informimin. Por secili nga ne mund e duhet të flasë me punën e vet.”

Interesi i pjesëmarrësve, punonjës të institucioneve qendrore e vendore, të drejtësisë, të organizatave të shoqërisë civile, universiteteve, mediave dhe profesioneve të lira, vijoi edhe për sjelljen e magjistratëve, etikën, perceptimin publik në raport me realitetin.

Etiketa: drejtesiaMetanisistemi

Lajme të lidhura

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane
Aktualitet

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
VIDEO/ Pas bashkëpunimit me Dafinën, Alban Skënderaj rikthehet solo

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, Alban Skënderaj: Njërëzit duan përgjigje...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com