GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Metani: Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Metani: Transparenca rrit besimin e publikut tek institucionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një tryezë bashkëbisedimi me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që veprojnë në bashkinë e Lezhës.

Takimi i mbështetur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, është pjesë e  strategjisë së komunikimit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për paraqitjen e institucionit tek grupet e ndryshme të interesit, aty ku ata jetojnë, edhe jashtë kryeqytetit, si dhe diskutuar me ta mbi mënyrën se si e shohin rolin e institucionit, eksperiencat dhe pritshmëritë në raport me sjelljen e magjistratëve në sistem. Ky komunikim direkt ndihmon në rritjen e transparencës, por edhe të eficencës së punës së ILD-së, e më tej në rritjen e forcimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Metani paraqiti rolin e ILD-së, si institucioni përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve në vend dhe iu përgjigj interesit të pjesëmarrësve mbi aspekte të veçanta të punës, por edhe të sistemit të drejtësisë.

“Reforma në drejtësi ka nevojë të transmetojë tek qytetarët rëndësinë e zbatimit të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si i vetmi standard që garanton të ardhmen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Transparenca dhe komunikimi i hapur mbeten thelbësore për të rritur e forcuar besimin e publikut tek puna e institucioneve. Kjo është arsyeja pse ILD i kushton kohë dhe vëmendje ndërveprimit me qytetarë e grupe interesi, si përmes zyrës së ankesave në institucion, ashtu edhe përmes takimeve direkte, siç është kjo tryezë bashkëbisedimi, që po na provon se sa të nevojshme janë kontakte të tilla”, tha mes të tjerash Metani.

Një diskutim i hapur u zhvillua mbi mënyrën se si funksionon procesi i ankimimi pranë ILD- së dhe pritshmëritë e pjesëmarrësve, bazuar edhe në eksperienca konkrete. Në diskutim u përfshinë edhe inspektorë, ndihmës inspektorë dhe punonjës të zyrës së ankesave e marrëdhënieve me publikun të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Përfaqësuesit e Prezencës së OSBE-së, Mauro Puzzo dhe Luljeta Krasniqi vlerësuan se Prezenca ka kënaqësinë të mbështesë projekte të tilla të komunikimit të hapur të institucionit me shoqërinë civile, si një dimension i rëndësishëm i demokracisë pjesëmarrëse dhe rritjes se besimit te publikut në sistemin e drejtësisë.

Etiketa: Metanitransparenc

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Romani “Alkimisti” i Paulo Coelhos do përshtatet për ekranin e madh

Romani "Alkimisti" i Paulo Coelhos do përshtatet për ekranin e madh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com