GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Metodat e mafies shqiptare”, anglezët kapen me 300 kg kokainë në Greqi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Metodat e mafies shqiptare”, anglezët kapen me 300 kg kokainë në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona që mendohet se i përkasin moshave 38, 45, 48 dhe 52 vjeç nga Liverpooli dhe Londra akuzohen për përfshirje në nivelet e larta të krimit të organizuar në Evropën Perëndimore. Ka qenë prania e tyre në Greqi që ka bërë ekspertët të ngrenë dyshime.

Bandat e trafikut të drogës në Liverpool njihen për veprimin e tyre në nivel ndërkombëtar, me lidhje të forta me kartelet e Amerikës së Jugut. Ata u kapën me 300 kg kokainë të fshehur në një ngarkesë banane, e pikasur në Kalabri të Italisë dhe e sekuestruar në Selanik.

Zyrtarët grekë thanë se hetimi ishte një operacion i përbashkët midis Policisë Helenike, autoriteteve italiane dhe Administratës Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA).

Ekspertët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të vërtetë që ndonjë nga organizatat e mëdha mafioze italiane të konkurrojë ose të jetë partnere drejtpërdrejt me grupet britanike të krimit të organizuar.

Sipas tyre, trafikimi i kokainës nëpërmjet porteve greke është zakonisht një rrugë e përdorur nga bosët e mafias shqiptare, e cila ka dominuar tregun britanik të kokainës vitet e fundit, por ka pasur edhe dëshmi, se grupet mafioze shqiptare dhe italiane punojnë së bashku.

Dr Anna Sergi, profesoreshë e kriminologjisë dhe krimit të organizuar në Universitetin e Essex-it dhe eksperte në grupet mafioze evropiane, tha se përfshirja e supozuar e britanikëve në trafikimin e kokainës përmes Kalabrisë ishte paksa e çuditshme.  Dr Sergi tha se një tjetër aspekt konfuz i sekuestrimit ishte fakti që policia greke tha se një pjesë e dërgesës së kokainës ishte e destinuar për në Australi, ku ‘Ndrangheta’ kontrollon një pjesë të madhe të tregtisë së kokainës.

“Në një nivel sistematik nuk ka pasur asnjë shenjë të ndonjë partneriteti midis ‘Ndrangheta, ose Cosa Nostra [një grup mafioz me bazë siçiliane] ose ndonjë prej mafiozëve të mëdhenj italianë dhe grupeve të krimit të organizuar britanik. Unë drejtova një projekt dhe në Britani nuk dukej se ishin infiltruar njerëz të ‘Ndrangheta, ndryshe nga pothuajse çdo vend tjetër në Evropë”, është shprehur ajo për mediat angleze.

Dr Sergi tha se trafiku evropian i kokainës drejtohej nga një model i ndërlikuar dhe i ndryshueshëm i marrëveshjeve midis organizatave jashtëzakonisht të fuqishme, që përfshinin kartelet e Amerikës Latine, shqiptarë, italianë dhe irlandezë, si dhe grupe më të vogla. Së bashku me qindra pako kokainë, policia greke sekuestroi një pistoletë dhe plumba, pajisje radio dhe më shumë se 10 telefona celularë.

Etiketa: BritanidrogeGreqi

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Olaf Scholz është nën presion

Olaf Scholz është nën presion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com