GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

MIE: Tjetër impiant fotovoltaik 50MW në Fier

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
MIE: Tjetër impiant fotovoltaik 50MW në Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se një tjetër kompani ka aplikuar pranë saj për të ndërtuar një impiant fotovoltaik me kapacitet të instaluar 50MW në zonën e Fierit. Zona ku parashikohet të ndërtohet impianti nëse kalon të gjithë hallkat e miratimit është Fieri. Ky investim parashikon që riskun dhe gjetjen e tregut për energjinë që prodhohet e merr vetë investitori.

“Në bazë të Nenit 15 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni” i ndryshuar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton si më poshtë:

Shoqëria “INFO-TELECOM” Sh.p.k. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 50 MW, i cili nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Njësinë Administrative Libofshë, Bashkia Fier, Qarku Fier” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ky është impianti i dytë që nuk përfiton nga masat mbështetëse pra që qeveria nuk ka detyrimin të blejë energjinë. Ndërkohë që më herët ishte centrali fotovoltaik Blue 2 që do të ndërtohet nga bashkimi i shoqërive “Blessed Investment” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k që mori miratimin.

Parku Blue 2 parashikohet të vihet në punë brenda 50 muajve nga koha e marrjes së lejes së ndërtimit. Vendndodhje e burimit gjenerues të energjisë do të jetë zona Sheq-Marinas, Bashkia e Fierit, Qarku i Fierit. Kompania do të ketë detyrimin që çdo tre muaj të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për ecurinë e punimeve. Lidhur me atë çfarë do të marrë pas shteti nga ky impiant rezulton se do të paguhet 2% e sasisë së energjisë së prodhuar gjatë vitit si “royalty”, ose vlera barasvlershme në lekë.

Paralelisht me këto projekte po ndërtohen edhe dy të tjerë që mbështeten me politika ku për 15 vjet qeveria do tju blejë energjinë sipas një çmimi të dakordësuar gjatë ankandit. Bëhet fjalë për impiantin në Karavasta dhe Spitallë të dy në zbatim nga francezët e Voltalias dhe që do tju blihet energjia me respektivisht 24.89 euro/ mwh dhe 29.89 euro/mwh.

Etiketa: Fierimpiant fotovoltaikMinistria e Infrastruktures dhe Energjise

Lajme të lidhura

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim
Aktualitet

Kulla tek Parku Rinia, kritika e gazetarit holandez: Një projekt i kopjuar, dembel dhe pa frymëzim

11:13 - 03/10/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Mësuesit në Spanjë japin mesazh për homofobinë

Mësuesit në Spanjë japin mesazh për homofobinë

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të bisedojë me Vetëvendosjen për zgjidhjen e ngërçit për çështjen e presidentit të...

Lexo më shumë
Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

20:43 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com