GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mielli” ka pushtuar frikshëm Tiranën, dalin shifrat e policisë

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mielli” ka pushtuar frikshëm Tiranën, dalin shifrat e policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë më parë policia goditi një rrjet të shitjes së drogës prej 20 personash në Tiranë. Droga u shitej nxënësve në gjimnaz, pasi i kishin shndërruar në konsumatorë të rregullt të kanabisit, heroinës dhe kokainës. Rrjeti i shitjeve shtrihej në të gjithë kryeqytetin, që nga Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, Ish-parku, Lapraka etj.

Fill pas këtij lajmi, mjekët konfirmuan se rastet e të miturve që përdorin droga të rënda janë shtuar. Deklaratë e fortë ishte ajo e mjekes toksikologe Amarda Gashi , sipas së cilës vajza nga 12 apo 13 vjeç janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në spital për shkak të përdorimit të kokainës.

“Kokaina ka nisur të përdoret dhe nga vajzat të cilat vijnë në pavionin tonë për ndihmë. Rastet emergjente janë të shpeshta gjatë fundjavës, për shkak të festave të shfrenuara”– tha Gashi.

Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që po ndodh shërbejnë edhe disa shifra të punës së policisë që publikoi Abcnews. Përmasat që ka marrë fenomeni i përdorimit të drogës është shqetësues në Tiranë.

Televizioni Abcnews raportoi se janë 450 persona të arrestuar apo të proceduar penalisht për shpërndarje droge në 3 muajt e fundit në Tiranë.

“Kokaina është droga që në këto 3 muaj zë peshën më të madhe të shitjes në treg. Kryesisht ajo është shpërndarë në lokalet e natës, në ish bllok, Komuna e Parisit, dhe në zonën e Tiranës së Re” citohet në raportimin e abc.

Ky fakt është po kaq domethënës. Sepse disa vite më parë, mendohej se droga që përdorej më shumë në Tiranë ishte kanabisi, drogë e lehtë, përdorimi i të cilës po legalizohet në shumë vende të Europës.

Por situata ka ndryshuar. Arrestimi i qindra shpërndarësve të kokainës në pak muaj, do të thotë se është “e bardha” që po dominon tregun. Çfarë ndodh gjatë jetës së natës në Tiranë? Sa janë përdoruesit e kokainës, nëse ka kaq shumë shpërndarës në qarkullim?

“Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë kapur me sasi të vogla lënde narkotike” raporton televizioni, sipas të cilit ka shpërndarës edhe nën 18 vjeç.

Për trafikun e paligjshëm të drogës është folur shumë. Për konsumin e saj, shumë pak.

Të dhënat e policisë konfirmojnë një raport të disa viteve më parë të OKB-së, sipas të cilit Shqipëria rezultonte vendi me prevalencën vjetore më të lartë të përdorimit të kokainës në botë. Dhe kryeqyteti mban peshën kryesore të konsumit./Lapsi.al

Etiketa: koakinamielliPoliciaShifratTirana

Lajme të lidhura

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Para
Si të largoni gërhitjet e natës

Si të largoni gërhitjet e natës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26

Ka nisur protesta para godinës së Qeverisë së Kosovës për vrasjen e Arlinda Zekajt, 25 tetorin e kaluar, nga kunati...

Lexo më shumë
Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Plagosi 22-vjeçarin në Lezhë dhe i vodhi makinën, arrestohet në Rinas 47-vjeçari (Emri)

Trafikonte armë ndërkohë që ishte i dënuar me arrest shtëpie, vihet në pranga 41-vjeçari (Emri)

09:15 - 30/10/26
Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

08:50 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com