GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Migrena, ja si mund ta minimizoni

10:48 - 20/02/23
në Shëndet & Fitness, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Vuani nga migrena, disa këshilla për të lehtësuar dhimbjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse keni migrenë, e dini mirë se sa të paparashikueshme mund të jenë sulmet e saj. Ndonjëherë nuk ka asnjë shkaktar të dukshëm, mirëpo në shumë raste, ndodh një kombinim faktorësh duke rritur mundësinë e një sulmi migrene.

Edhe pse mund të mos jeni në gjendje të parandaloni çdo episod, ka disa mënyra për t’u kujdesur për veten, që mund t’ju ndihmojnë në uljen e shpeshtësisë së tyre. AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Tashmë dihet se një nga faktorët që ndikojnë në sulmet e migrenës është gjumi i pamjaftueshëm.

Megjithatë kjo nuk ka të bëjë vetëm me sasinë e gjumit, por edhe me të pasurit një rutinë të mirë gjumi dhe të ndihesh i qetë në përgjithësi!

-Ushtrohuni rregullisht
Stërvitja nuk duhet të jetë gjithmonë intensive. Në fakt, shumë ekspertë sugjerojnë ecjen si një formë ushtrimi!

Pavarësisht se cilin aktivitet fizik zgjidhni, të qënurit fizikisht aktiv ndihmon në reduktimin e stresit dhe në menaxhimin e migrenës.

-Ushqehuni mirë
Ndiqni një regjim të shëndetshëm ushqimor, në të cilin nuk përfshihen ushqimet e konservuara, e përpunuara, ato me sheqer të shtuar dhe alkoolin. Dhe mos harroni të pini mjaftueshëm ujë dhe lëngje natyrale.

-Qëndroni sa më pak para ekraneve
Drita e ekranit të kompjuterit apo telefonit celular është zakonisht një nga shkaktarët. Kështu që largohuni nga ekranet kur ndjeni se po ju vjen një sulm migrene.

Disa njerëz zgjedhin të përdorin syze me ngjyrë rozë, të cilat duket se ndihmojnë duke bllokuar dritën blu.

-Rregulloni frymëmarrjen
Përqendrohuni tek ritmi i frymëmarrjes. Mbushuni ngadalë me frymë dhe çlirojeni po ngadalë. Përsëriteni këtë për të paktën 10 minuta.

Kjo metodë mund të ulë stresin dhe të nxisë relaksin duke çliruar të gjithë tensionin e krijuar në trup.

-Bëni kompresa të ngrohta
Kompresat e ngrohta apo një dush me ujë të ngrohtë, mund të largojë tensionin e krijuar në muskuj duke lehtësuar dhimbjen.

-Mbani një ditar
Një ditar mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se çfarë e shkakton migrenën. Vini re momentin kur fillon dhimbja e kokës, çfarë po bënit në atë kohë, sa kohë zgjat dhe çfarë ju jep lehtësim.

Kështu do të mund të njihni më mirë shkaktarët dhe mënyrën e veprimit.

 

Gazeta InFokus

Etiketa: keshilla shendetesoremigrenaShendet dhe Fitness

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Breaking Views

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026

07:37 - 20/02/26
Para
Holta Zaçaj, zgjidhet kryetare Gjykatës Kushtetuese

Holta Zaçaj, zgjidhet kryetare Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com