GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mikrokreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara në 11 banka

16:55 - 15/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mikrokreditë tek “Final” dhe “MCA”, prokuroria liron mijëra llogari të bllokuara në 11 banka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra llogari bankare që i përkasin qytetarëve kredimarrës tek kompanitë zhvatëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”, janë liruar në 11 banka të nivelit të dytë në Shqipëri.

Lirimi i aseteve financiare të qytetarëve që qëndronin të bllokuara nga përmbaruesit privatë, për llogari të dy kompanive të mësipërme, janë liruar në fund të muajit Gusht 2024.

Vendimi për lirimin e tyre në 11 banka, mban datën 26 Gusht 2024 dhe është marrë nga prokurorja e çështjes Antoneta Sevdarasi. Por përmes një shkrese përcjellëse të firmosur nga drejtuesja e seksionit në prokurorinë e Tiranës, Suela Salavaçi, vendimi i është përcjellë bankave të ndryshme, duke dërguar informacion për heqjen e sekuestros të llogarive bankare.

Këto sekuestro ishin vendosur nga disa përmbarues që ishin kontraktuar nga “Final” dhe “Micro Credit Albania”, të cilët duke respektuar vendimet e gjykatave kanë urdhëruar 11 banka të bllokojnë llogaritë bankare të personave debitorë.

Por tashmë urdhrat e ekzekutimit të tyre kanë dalë “nul”, pasi prokuroria e Tiranës përmes vendimit të Gushtit 2024 mori kompetencat e përmbaruesve privatë, duke urdhëruar menjëherë lirimin të mijëra llogarive bankare, pa pasur asnjë vendim gjykate dhe njëherësh pa pritur të përfundojë çështja penale kundër administratorëve të shoqërive kredidhënëse “Final” dhe “Micro Credit Albania”.

“…lista emërore e qytetarëve që u është hequr sekuestrim i llogarive bankare, do i dërgohet prokurorisë së Tiranës në mënyrë elektronike në një “Hard Copy” me qëllim që në vazhdim të kryhen verifikimet nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara…”-thuhet në dokument.

Nga ana tjetër prokuroria e Tiranës, nënvizon se nëse Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara, do të çmoj të nevojshme në vazhdimin, ekzekutimin e mbledhjes me forcë të atyre detyrimeve që do të rezultojnë në përputhje me ligjin ( pra detyrime jo të lindura nga veprimet e kundraligjshme ë sipërcituara), në momentin që do të kryhet zëvendësimi i përmbaruesit, të kryejë veprimet përmbarimore konform legjislacionit në fuqi.

Ndërkohë pas heqjes së sekuestrove të llogarive bankare të individëve të ndryshëm, llogaritë e të cilëve janë sekuestruar me vendim të përmbaruesve, të cilëve rezulton ti jetë hequr licenca, duhet të njoftohet zyrtarisht prokuroria dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, e cila zotëron kuotat e shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”.

Kjo vendimmarrje e prokurorisë së Tiranës është marrë duke u rakorduar dhe me Ministrinë e Drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

Këto dy institucione kanë konstatuar se shumë përmbarues që kanë vepruar për llogari të shoqërive “MCA” dhe “Final” për mbledhjen e borxhit, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe u ka revokuar licencat.

Për shkak të mosdorëzimit të dosjeve dhe për shkak të problemeve të tjera teknike, nuk është bërë e mundur të vendosen përmbaruesit zëvendësues dhe për këtë arsye llogaritë e shumë qytetarëve prej vitesh kanë mbetur të bllokuara.

Nisur nga këto kushte, thuhet në dokumentin e prokurorisë me qëllimin që mos vazhdojnë pasojat e veprave penale ndaj qytetarëve, është kërkuar në 11 banka të nivelit të dytë heqja e sekuestrove të vendosura mbi llogaritë e të gjithë qytetarëve nga përmbaruesit të cilëve u është hequr licenca.

/Ora News/

Etiketa: Kryesore1mikrokrediteProkuroria e Tiranes

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Kinema, filmat pretendentë për çmimet Emmy

Kinema, filmat pretendentë për çmimet Emmy

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com