Kryeministri Edi Rama dhe homologu i Hungarisë, Viktor Orban po japin një deklaratë për mediat.
Orban zbuloi foksuin e diskutimeve në Komunitetit Politik Europian, ndërsa tha “duam paqe në Europë, s’mund të presim SHBA”. Orban njihet si mik i presidentit të zgjedhur Trump, po ashtu i Putinit.
Rama ndodhet në Budapest në punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian, që vitin tjetër do të mbahet në Shqipëri.
Kryeministri hungarez Viktor Orban në u shpreh se Europa nuk duhet të presi SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen.
‘Në të ardhmen ramë dakord që duam paqe në Europë. Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj. Nuk duhet të presim që amerikanët të n mbrojnë. U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes. Do të ketë së shpejti bisedime të tilla dhe Europa duhet të jetë në gjendje të ndikojë për të ardhmen. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve.
Kemi pasur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetër për emigracionin. Nuk do hyjë në detaje. Sa i takon migracionit them: për një kohë të gjatë shoh që kjo çështje është mjaft vendimtare dhe e fortë kundërshtuese në sistemet tona, të gjithë duan të ndryshojnë. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj kësaj, qëllimit për të bërë ndryshime. Duhet ta trajtojmë dhe në profesionin tonë quhet aktivizim.
Duhet të ketë vendime por këto vendime janë në kundërshtim me vendimet europiane. Në mënyrë që të frenojmë migracionin pastaj bëhen zero. Hungaria, gjithmonë kemi qenë kundër këtij aktivizmi gjyqësor. Nuk mund ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi si duhet vendimeve në fuqi. Ashtu siç i thashë dhe presidentit Macron ne duhet ta vazhdojmë këtë platformë dhe ramë dakord në Tiranë, komuniteti do të mikpritet i uroj suksese.’, tha Orban.
Nga ana a tij Edi Rama shprehet optimist se Shqipëria do anëtarësohet në BE brenda kësaj dekade.
“Hungaishtja është një gjuhë parajse, duhet një përjetësi për ta mësuar. Ndërkohë është edhe purgator që të duhet një përjetësi të marrësh vesh nëse përjeton ferrin apo parajsën kur përkthehet. Prandaj po përdor anglishten time, se nuk dua që përkthyesi të fajësohet prej meje.
Ka qenë një ditë e veçantë të vizitoj këtë kryeqytet të bukur, kemi pasur shansin për të shijuar bisedimet me kryeministrin. Ka qenë deri në fund speciale të shohësh edhe të gjithë Europën të mblidhet në këtë vend. Është privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm të KPE në Tiranë, po aq të suksesshëm sa ky.
Ka qenë një ditë e veçantë, sepse ky është një krye mjaft i bukur dhe kemi pasur shansin për të shijuar bashkëbisedimet me kryeministrin. Ka qenë veçanërisht shumë speciale ta shohësh të gjithë Europën që të mblidhet në këtë vend. Do jetë një privilegj mjaft i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e ardhshëm në Tiranë po kaq të suksesshëm se ky. Më duhet t’iu them se që deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE ishte i paimagjinueshëm. Ka një sërë arsyesh dhe natyrisht Putin ishte një prej tyre, sepse zgjoi fort BE, por më duhet të them se në këtë forum sëbashku me atë çfarë po ndodh edhe me KE, planin e rritjes dhe integrimin gradual, është diçka shumë inkurajuese siç e theksoi edhe Orban. Ne besojmë dhe falënderuam Macron se besojmë se ideja e tij për të nxitur organizmin e këtij formati, që është një vizion i vjetër francez, diçka që ishte e destinuar të ishte dobishme. Na duhet të punojmë bashkë me këtë ekip për të propozuar një strukturë tjetër homologe të mendimit strategjik që të jetë një lloj sekretariati, për ta bërë punën edhe më të lidhur mes dy forumeve. Strukturimi i tyre më i mirë do ishte më i mirë.
Jam tragjikisht optimist për të ardhmen, për të ardhmen e Shqipërisë vendi i së cilës është në Europë. Do luftojmë çdo ditë dhe na është hapë një rrugë e re falë presidencës hungareze. Jemi në bisedimet për anëtarësim dhe shpresojmë që do jemi gati të anëtarësohemi brenda kësaj dekade”, tha Rama.
Orban: “BE të mirëpresë vende te Ballkanit sepse kështu do të qarkullojë më mirë gjaku tek ne.
Shqipëria ka bërë një punë të mrekullueshme. Duhet të jetë pjesë e BE dhe duhet të ishte tashmë pjesë. Po shohim pengesa politike që janë të vështira për tu tejkaluar. Kemi pasur sukses sepse javën e ardhshme do të kemi konferencën ndërqeveritare ku do të hapet grup kapitulli i parë. Shumë kompani hungareze operojnë në Shqipëri dhe kanë sukses”.
Një prej gazetarëve iu drejtua kryemnistrit Orban me pyetjen: Ku do ta vendosnit Vladimir Putinin, në kampin pro luftës apo pro paqe?
“Ajo që po flas nuk është pozicioni rus, por për pozicionin më të mirë të NATO, i referohem komunitetit perëndimor, jo Rusisë, nuk është detyra ime kjo”, tha ai.
“Premtuat se do hapnit shampanjë nëse do zgjidhej Trump president, keni ndërmend ta bëni?” –ishte pyetja tjetër.
Orban: Unë në fakt e kam mbajtur pjesërisht këtë premtim, e hapën shampanjën kur Trump fitoi zgjedhjet. U mbështetëm shumë të kënaqur te vodka. Ndam gëzimit tonë për këtë rezultat fantastik.
gijotina.com/
Discussion about this post