GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milan dhe Tare shumë pranë, blerja e parë një sulmues nga Bundesliga

10:44 - 22/04/25
në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Milan dhe Tare shumë pranë, blerja e parë një sulmues nga Bundesliga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emri i drejtorit të ri sportiv të Milanit, shpallja e të cilit pritej në fillim të muajit, është ende një enigmë e pazgjidhur, por aktualisht ish-bomberi kuqezi Igli Tare duket se është profili që qëndron në pole position.

La Gazzetta dello Sport raporton se pas takimit të gjatë ballë për ballë disa ditë më parë në Romë me Giorgio Furlani, ka pasur kontakte të reja mes ish-lojtarit të Lazios dhe CEO-s së Milanit, i cili prej javësh po kryen personalisht negociatat dhe një takim i dytë do të ndodhë së shpejti.

Për momentin data e takimit të ri nuk dihet ende, por klubi kuqezi dëshiron të reflektojë me shumë kujdes përpara se të bëjë zgjedhjen përfundimtare. Koha po mbaron, vera nuk pret dhe në Casa Milan do të donin që vendimi përfundimtar të mbërrinte në gjysmën e parë të majit.

Në takimin e ri që do të kenë, Furlani dhe Tare do të vazhdojnë diskutimet e nisura ballë për ballë pozitivisht në Romë dhe ka gjasa që të arrihet një pikë kthese: ose do të braktiset tratativa me ish-sulmuesin kuqezi, ose do të arrihet një marrëveshje, ndoshta duke planifikuar një raund përfundimtar për të filluar më në fund punën dhe planifikimin e sezonit të ri.

Ndërkohë, emrat e parë kanë nisur të qarkullojnë për merkaton e Milanit. Me Taren, përforcimi i parë përsa i përket repartit ofensiv mund të vijë nga Bundesliga. Bëhet fjalë për  Jonathan Burkardt, sulmues i klasit 2000 nga Mainz, i cili me paraqitjet e tij (16 gola dhe 3 asistime mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë), ka fituar edhe besimin e Nagelsman duke veshur fanellën e kombëtares gjermane.

Etiketa: igli tareMilantare

Lajme të lidhura

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive
Aktualitet

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu
Sport

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli
Sport

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli

11:05 - 22/12/25
Para
Sot nuk blejnë dot as ilaçet/ Rama propagandë me të moshuarit: Kush ju premton më shumë, ju çon drejt humnerës

Sot nuk blejnë dot as ilaçet/ Rama propagandë me të moshuarit: Kush ju premton më shumë, ju çon drejt humnerës

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit
Aktualitet

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

5 anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit kanë kërkuar që të marëtën, ora 11.00, të mblidhet Këshilli për Imunitetin...

Lexo më shumë
“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com