Milani nuk deshi të protestojë për golin e Mariano Troilo që iu kushtoi shtrenjtë kuqezinjve që humbën ndeshjen dhe me shumë mundësi humbën edhe shpresat për titullin.
Por dikush nga kuqezinjtë nuk ka mundur dot të kapërdijë mënyrën sesi erdhi kjo disfatë.
Është ky rasti i Rafael Leaos që në profilin e tij në Instagram ka postuar dy Story me dy imazhe të ndryshme. Në njërin prej postimeve ishte imazhi nga ndeshja me Sassuolo ku dukej Fadil Cande me Pavlovic në rastin e golit të Pulisic që u anulua për faull të mbrojtësit serb që ishte mbështetur te shpatullat e kundërshtarit.
Ndërsa në imazhin e dytë është Troilo mbi shpatullat e Bartesaghit te goli i Parmës që u konsiderua i rregullt. Si për të thënë; episode identikë, vendime arbitrare të ndryshme.
gijotina.com/










Discussion about this post