GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milani nuk di të “vdesë”, thyen Lazion në fund dhe ruan vendin e parë

22:53 - 24/04/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Milani nuk di të “vdesë”, thyen Lazion në fund dhe ruan vendin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çfarë fitoreje nga Milani. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje 2-1 skuadrën e Lazios dhe mbeten në vendin e parë në renditje, në pritje të ndeshjes së prapambetur të Interit kundër Bologna në mesjavë. Shumë emocione, në një ndeshje që skuadra nga Milano e dominoi në shumicën e kohës dhe në fund e meritoi fitoren.

Milani u shtang që në minutën e katërt nga Lazio, pasi Ciro Immobile i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes dhe nuk i dha asnjë shans portierit Maignan ta ndalte gjuajtjen e tij. Kuqezinjtë e Piolit nuk mund të pajtoheshin me rezultatin dhe u hodhën në sulm.

Rastet e rrezikshme nuk i munguan dhe në minutën e 13-të Olivier Giroud me një goditje me kokë iu afrua shumë. Topi i gjuajtur prej tij përfundoi ngjitur me shtyllën pingule. Rreth minutës së 40-të kishte shumë protesta nga kuqezinjtë, për një prekje të topit me dorë nga Luis Alberto.

Për arbitrin distanca ishte shumë e vogël dhe e konsideroi të rregullt. Lazio e ruajti epërsinë në pjesën e parë dhe në të dytën vazhdoi e njëjta panoramë. Këtë herë diçka ishte ndryshe, pasi Milani shënoi.

Giroud, pas një aksioni fantastik të Leao e çoi topin në rrjetë dhe baraspeshoi rezultatin. Tjetër Milan deri në fund. Kessie u ndal nga shtylla, ndërkohë që Messias më pas kishte dy mundësi shumë të mira për të kaluar në epërsi Milanin.

Pioli i përdori të gjitha kartat, duke hedhur në fushë edhe Ibrahimovic e Rebic. Thomas Strakosha u bë shpëtimtar në dy raste ndaj Rafael Leao, kurse Ibrahimovic me një gjuajtje brenda zone gjeti këmbët e një prej lojtarëve të Lazio.

Këmbëngulja e Milanit u shpërblye në minutën e dytë shtesë, kur Ibra shërbeu për Sandro Tonalin dhe mesfushori e devijoi drejt e në rrjetë. Festë e madhe në “Olimpico”, ku ishin rreth 12 mijë tifozë të Milanit, të cilët festuan fitoren e një ndeshjeje shumë emocionuese.

Etiketa: Milanserie a

Lajme të lidhura

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Para
“Do informoj SHBA-të”, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Po bën shkelje të rënda

“Le Pen ishte ekstremiste pro Putin”, Berisha uron Macron për fitoren në zgjedhje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com