GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milani shkarkon Paulo Fonsecan, i beson pankinën një tjetër trajneri portugez

07:43 - 30/12/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Milani shkarkon Paulo Fonsecan, i beson pankinën një tjetër trajneri portugez
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Klubi i Milanit ka vendosur të shkarkojë trajnerin Paulo Fonseca pas një faze të parë zhgënjyese në kampionat. Paraqitjet larh pritshmërive dhe vemdi i tetë në renditje me vetëm 27 pikë, plot 14 pikë larg kreut, kanë detyruar drejtuesit e klubit të marrin këtë vendim drastik. Fonseca, i cili mori drejtimin e ekipit gjatë verës, nuk arriti të bindë as tifozët dhe as drejtuesit, duke e lënë Milanin në një situatë të vështirë për objektivat e sezonit.

Megjithatë, klubi kuqezi nuk ka humbur kohë për të gjetur një pasues të ri. Drejtimi i skuadrës do t’i besohet një tjetër trajneri portugez: Sérgio Conceição. Trajneri 50-vjeçar ka pranuar ofertën e Milanit dhe do të marrë drejtimin e ekipit me një kontratë që do të zgjasë deri në qershor 2026. Në ditët e ardhshme, Conceição dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, do të udhëtojnë drejt Italisë për të zyrtarizuar marrëveshjen dhe për të nisur punën me skuadrën.

Conceição vjen pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në stolin e Portos, ku drejtoi për shtatë vite, duke fituar disa tituj në Portugali dhe duke shënuar paraqitje dinjitoze në kompeticionet evropiane. Përpara kësaj, ai ka drejtuar skuadra si Nantes në Francë dhe Braga në Portugali, duke ndërtuar një reputacion si një trajner ambicioz dhe i aftë.

Emërimi i tij shihet si një lëvizje strategjike nga drejtuesit e Milanit, të cilët synojnë t’i japin ekipit një identitet të ri dhe një frymë të re gare. Conceição njihet për stilin e tij të fortë taktik, pasionin në fushë dhe aftësinë për të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij, cilësi këto që drejtuesit e Milanit shpresojnë të shohin te skuadra e tyre.

Ky emërim përfaqëson një kapitull të ri për Milanin, i cili është ende në garë për objektivat sezonalë, si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet evropiane. Tifozët kuqezi presin që Conceição të sjellë stabilitet dhe rezultate pozitive, ndërsa trajneri i ri ka një sfidë të madhe përpara: ta rikthejë Milanin në majat e futbollit italian dhe evropian.

Etiketa: FonsecaMilan

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa u kushton shqiptarëve darka e Vitit të Ri?

Nga gjeli i detit te bakllavaja, sa u kushton shqiptarëve darka e Vitit të Ri?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com