GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Miliarda dollarë humbje, si rrezikon “Twitter” falimentimin financiar

10:19 - 13/11/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliarda dollarë humbje, si rrezikon “Twitter” falimentimin financiar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elon Musk, shefi i ri i shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter paralajmëron për probleme financiare masive. A rrezikohet Twitteri nga falimentimi?

Pak pas blerjes së shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online.

Sipas medieve gjatë një mbledhjeje me punonjësit e Twitterit paralajmëroi, se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj firme mund të ketë humbje prej miliarda dollarës. Dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm.

Lexo edhe: Elon Musk thirrje amerikanëve të votojnë republikanët

Twitter kishte nisur të shënonte humbje kohët e fundit para marrjes nën kontroll nga Elon Musk. Pas blerjes Musk u ankua për një rënie të të ardhurave. Sepse disa kompani të mëdha ulën sasinë e reklamave. Ose i ndërprenë ato plotësisht.

 

Kompanitë shprehën shqetësimin e tyre se nëse Twitter zbut rregullat e tij për përmbajtjen, sikurse parashikon Elon Musk, reklamat e tyre mund të shfaqen së bashku me lajme të papërshtatshme. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka gjithashtu një hua prej rreth 13 miliardë dollarësh. Që Musk mori borxh për blerjen e tij.

 

Gjendje “e keqe”

Në një e-mail të fundit drejtuar punonjësve Musk shkruante se situata ekonomike është “e keqe”. Veçanërisht për një kompani që varet nga të ardhurat prej reklamave. Deri tani këto përbëjnë rreth 90 për qind të të ardhurave të Twitterit.

Për të gjeneruar më shumë të ardhura Twitter do të ofrohet me një model abonimi. Me shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit.

Kompania sipas Muskut ka gjithashtu shumë punonjës. Javën e kaluar ai njoftoi se do të përgjysmojë numrin e vendeve të punës në Twitter. Ku aktualisht janë të punësuar 7,500 vetë.

Kaos me shenjën e Twitterit

Shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit u lejohej ta përdornin deri tani kryesisht personalitet e famshme, politikanë dhe kompani – pasi ishte kryer procesi i duhur i verifikimit. Tani simbolin e verifikimit mund ta blejë kushdo që paguan tetë dollarë në muaj. Musk ka marrë një paralajmërim të fortë nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorëve (FTC).

“Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Twitter”, tha një zëdhënës i FTC.

Asnjë kompani apo shef i saj nuk është mbi ligjin.
Disa përdorues e përdorën ofertën e re për të krijuar llogari të rreme duke kopjuar atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, yllit të basketbollit LeBron James dhe të kompanisë së lojërave Nintendo.

Pre e lajmeve të rreme nga llogari të tilla u bë edhe kompania farmaceutike Eli Lilly, e cila u kërkoi falje përdoruesve të Twitter-it, të cilët përmes një mesazhi nga një llogari e falsifikuar kishin marrë lajmin se në të ardhmen insulina do të shpërndahej pa pagesë./DW

Etiketa: Elon MuskkompaniTwitter

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Para
“Shqipëria u përket të rinjve”, Meta reagon një ditë pas protestës

“Shqipëria u përket të rinjve”, Meta reagon një ditë pas protestës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com