GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Miliardat e plehrave, tendera me “flamuj të kuq” për Sadri Abazin

10:48 - 26/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Miliardat e plehrave, tendera me “flamuj të kuq” për Sadri Abazin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompanitë “Alko Impeks” dhe ‘Alko General Impeks”, në pronësi të familjarëve të ngushtë të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, kanë vendosur një lloj “hegjemonie” në tenderat miliarda lekë për pastrimin e qyteteve të ndryshme. Në pjesën më të madhe të këtyre tenderave ngrihet “flamuri i kuq”.  Indikatori që përdorin ekspertët ndërkombëtar për të vendosur dyshimin mbi abuzim në procedurat e prokurimit publik.

Dy prej elementëve kryesorë kur ngrihen “flamujt e kuq” të dyshimit janë; 1. Pjesëmarrja e një operatori të vetëm në procedurë tenderuese; 2. Eleminimi i kompanive me oferta më të ulta dhe shpallja fitues i operatorëve që ofrojnë shuma më të larta për shërbime në favor të institucioneve publike.

“Gijotina.com” ka marrë në analizë të paktën tre procedura për pastrimin e qyteteve, të fituara nga kompanitë e lidhura me Sadri Abazin. Në të treja këto procedura, të cilat arrijnë në rreth 9 miliardë lekë të vjetra ose 8 milionë euro, gjen elementë të mjaftueshëm për të ngritur “flamurin e kuq”.

Vora, 2.5 mln euro

Në fund të javës që sapo lamë pas, Bashkia e Vorës shpalli kompaninë “Alko Impeks” fituese të tenderit “Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave për 36 muaj”, me fond limit 273.460.221 lekë të reja. Në tender kanë marrë pjesë 4 operatorë ekonomikë. Bazuar në dokumentat e tenderit rezulton se ‘Alko Impeks” në pronësi zyrtare të Arbër Abazit, nipit të Sadri Abazit, nuk ka paraqitur ofertën më të lartë.

Diçitura: Rezultatet e tenderit për pastrimin 5-vjeçar të Vorës

Gjithnjë sipas dokumentave zyrtarëve, kompania e familjes Abazi ka ofruar vlerën 266.880.370 lekë të reja. Ndërkohë, dy operatorë ekonomikë të tjerë kanë paraqitur oferta me vlerë më të ulët, konkretisht në shumat 239.981.138 lekë dhe 240.582.685 lekë, pra shumë më pak se sa kompania e krijuar nga Sadri Abazi. Por, bashkia e drejtuar nga Blerim Shera vendosi skualifikimin e këtyre dy konkurentëve, duke dorëzuar tenderin e pastrimit 3-vjeçar tek “Alko Impeks”.

Kavaja, 5 mln euro

Pak javë më parë, kompania “Alko Impeks” bëri një “bingo” në tenderin rreth 5 milionë euro për pastrimin e Bashkisë së Kavajës. Në Gusht të këtij viti, Bashkia e drejtuar nga Redian Krali, shpalli tenderin me fond limit “Pastrimi i qytetit të Kavajës dhe njësive Synej, Luz i Vogël dhe Helmës” për 5 vjet.

Fondi limit në dispozicion të kompanive ishte plot 550.395.505 lekë të reja ose rreth 5 milionë euro. Shifra e vendosur në dispozicion ishte shumë e lartë për një bashki në prag të falimentimit, siç është Kavaja.

Por, duket se ky fund e kishte destinacionin e paracaktuar dhe ndaj duhej vendosur në dispozicion i gjithi. Në tender marrin pjesë dy operatorë ekonomikë, “Alko Impeks” e familjes Abazi dhe një shoqëri tjetër private.

 

Diçitura: Tenderi për pastrimin 5-vjeçar të Kavajës

Kompania e Arbër Abazit paraqet ofertën 549.298.645 lekë të reja ose 99.9 përqind e fondit limit. Ndërkohë, konkurrenti tjetër jep një ofertë rreth 1.2 miliardë lekë më të ulët.

Bashkia e Redjan Kralit eleminon konkurrentin me ofertën më të ulët dhe shpall fitues “Alko Impeks”. Konkurrenti humbës ankimon vendimin pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

KPP, nëpërmjet një “kleçke” proceduriale, e konsideron ankimin përtej afatit ligjor dhe në përfundim tenderi mbi 5 milionë euro shkoi për “Alko Impeks”.

Librazhdi, 1 mln euro

Në Librazhd, kompania e familjes Abazi e ka pasur shumë më të thjeshtë të fitojë tenderin e pastrimit të qytetit, pa andralla konkurentësh. Në verën e vitit 2020, Kastriot Gurra, shpall tenderin “Shërbimi i pastrimit dhe menaxhimi i mbetjeve urbane”. Prokurim me fond limit 119.565.169 lekë të reja ose rreth 1 milionë euro.

Diçitura: Tenderi për pastrimin 5-vjeçar të Librazhdit

Në tender rezulton se ka marrë pjesë vetëm kompania “Alko Impeks”. E cila ka paraqitur ofertën 118.792.326 lekë të reja ose 99.3 përqind e fondit limit. Si pjesëmarrësja e vetme në garë, kompania e familjes Abazi fitoi tenderin për pastrimin 5 vjeçar të qytetit. Sërish me “flamur të kuq”, për mungesë konkurence.

Lexo edhe: “E ka bërë monopol”, dalin e-mailet e Sadri Abazi ku i ankohet Ramës: ARRSH jep tenderë korruptivë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arber abaziKstriot GurraSadi ABAZI

Lajme të lidhura

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt
Breaking Views

Anuela godet tek Liqeni i Thatë, 1.3 miliard lekë pazari me Vasil Jovanin për asfalt

18:09 - 18/07/25
Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv
Breaking Views

Dritan Agolli zhytet në llucën e Karavastasë, i firmos edhe 850 MLN lekë vëllait të Fiqiri Ismailit me tender korruptiv

10:06 - 17/07/25
Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi
Breaking Views

Karathano ia gjen anës edhe Albanës, për 2 muaj 1.6 miliardë lekë tendera me porosi

16:49 - 16/07/25
Para
Një viktimë dhe tre të plagosur në Pejë, mes tyre një polic

Një viktimë dhe tre të plagosur në Pejë, mes tyre një polic

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo
Opinion

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

00:07 - 19/07/25

Nga Altin Kreka Beteja trupëruse për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria Bëhet”, mes dajës së Endri Shabanit apo “tezes”...

Lexo më shumë
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetën 54-vjeçari

00:01 - 19/07/25
“Mbushet kupa” tek Interi, eliminimi në Kupën e Italisë rezulton fatal për Asllanin

Merkato/ Fiorentina e hapur për Asllanin, Pioli kërkon transferimin e mesfushorit të Kombëtares

23:00 - 18/07/25
Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmon SHBA-të, do të përballet me fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

Urdhri i Trump për shkurtim të ndihmave amerikane në botë miratohet me 216 vota pro

22:18 - 18/07/25
“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro

22:09 - 18/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com