GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Miliona amerikanë drejt qendrave të vaksinimit për të marrë dozën shtesë të vaksinës

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia e Veriut vaksinon mbi 9 mijë qytetarë në 24 orët e fundit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën përforcuese të kompanisë Pfizer vetëm disa orë pasi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vendosi që vaksina të jetë e disponueshme për personat e moshës mbi 65 vjeç, disa kategori punonjësish të vijës së parë dhe personat me probleme të caktuara shëndetësore. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje 60 milionë amerikanëve që kualifikohen, të bëjnë vaksinën shtesë ndaj COVID-19.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, amerikanët që kualifikohen po zënë radhën për të marrë dozën shtesë të vaksinës Pfizer ndaj COVID-19. Disa prej tyre kanë qenë duke pritur prej orësh.

“Mendoj se të gjithë duhet bëjnë vaksinën shtesë sa më shpejt”, tha Carol Carson, e vaksinuar me dozën shtesë.

Vetëm 24 orë më parë, një komision i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve autorizoi vaksinën shtesë të kompanisë Pfizer për personat mbi 65 vjeç, personat me probleme afatgjata shëndetësore dhe punonjësit e vijës së parë të ekspozuar ndaj virusit.

Vaksinat janë tashmë të disponueshme në spitale, në mbi 30 mijë qendra shëndetësore dhe farmaci në mbarë Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për të bindur të pavaksinuarit.

“Të pavaksinuarit ngarkojnë spitalet, pavionet e urgjencës dhe të kujdesit intensiv, duke mos u lënë hapësirë të sëmurëve nga zemra apo kanceri që të marrin shërbim shëndetësor”, tha Presidenti Biden.

Duke folur dje nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden u bëri thirrje amerikanëve që kualifikohen që të bëjnë vaksinat ndaj COVID-19, dhe tha se do ta bënte vetë vaksinën përforcuese sa më shpejt të ishte e mundur.

“Ashtu si doza e parë dhe e dytë, doza shtesë është falas dhe lehtësisht e disponueshme”, tha Presidenti Biden.

Ndërkohë në qytetin e Nju Jorkut, shkollat po përgatiten për mungesa të mundshme të stafit, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën detyrimi i vaksinimit.

Lajme të lidhura

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!
Botë

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Para
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini 8 gota ujë në ditë

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini 8 gota ujë në ditë

TË FUNDIT

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26

Ambasadori amerikan Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama, një takim që vjen disa ditë pas marrjes së...

Lexo më shumë
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

Dyshohet për lidhje me mafian shqiptare/ Autoritetet ekuadoriane nisin hetimin për ish-ministrin e Jashtëm

14:29 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com