GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Miliona euro për pastrimin e qytetit, por rrugët e Tiranës të mbushura me plehra! Bashkia harrohet pas fushatës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Miliona euro për pastrimin e qytetit, por rrugët e Tiranës të mbushura me plehra! Bashkia harrohet pas fushatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës tashmë është e përqendruar tërësisht tek fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 majit 2023. Nga reklamimi i punëve të bëra, asfalti elektoral dhe pretimet për projektet e reja janë tashmë në vëmendje të Bashkisë, e cila ka harruar të pastrojë qytetin, edhe pse qytetarët paguajnë çdo muaj taksat e pastrimit.

Kjo është situata në disa nga rrugët e kryeqytetit, si ‘Ndre Mjeda’, ‘Babë Rexha’, Frosine Plaku’ apo në rrugët e tjera që të lidhin me ish fushën e Aviacionit.

E njëjtë është situata edhe në rrugë të tjera t kryeqytetit, ku mungesës së pastrimit të koshave të plehrave tashmë i janë shtuar edhe mbetjet e inerteve që kanë mbetur nga asfaltimet e befasishme të rrugicave të lagjeve në prag të zgjedhjeve.

Lagjet e kryeqytetit u kthyen brenda pak ditësh në kantiere ndërtimi, ku asfaltimi i tyre u bë brenda pak ditësh pa bërë pastrim apo sistemim të kanalizimeve më parë. Por nga ana tjetër u harrua të pastroheshin edhe mbetjet e këtyre punimeve që bashkëjetojnë çdo ditë me qytetarët shqiptarë, që paguajnë çdo muaj e nuk marrin shërbimin e merituar.

E njëjta situatë të paraqitet edhe tek mbikalimi tek Pallati me Shigjeta kur merr drejtimin për në Astir, ku prej muajsh mbetjet dhe inertet e punimeve kanë zënë trotuaret, ndërkohë që nuk është vënë dorë për të pastruar.

8 mln euro për (mos) pastrimin e qytetit

Sipas të dhënave të vetë Bashkisë së Tiranës, të ardhurat nga tarifa e pastrimit kanë ardhur gjithmonë e në rritje. Vetëm në vitin e kaluar nga tarifa e pastrimit që paguhet në faturën e ujit në vitin e kaluar janë arkëtuar 815.4 milionë lekë (7.3 milionë euro), ndërsa arkëtimet pritet të rriten më tej gjatë këtij viti e deri në 2025. Konkretisht sipas të dhënave të bashkisë këtë vit prtet të mblidhën 890 milionë lekë, për tu rritur në 899 milionë lekë në vitin 2024 dhe për të arritur në 908 milionë lekë në vitin 2025.

Por kjo nuk është tarifa e vetme që rëndon xhepat e qytetarëve shqiptarë, të cilët mbajnë në kurriz edhe incenatorët që janë të përfshirë nëpër hetime për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave vetëm për inceneratorin e Tiranës nga viti 2018 deri në fund të këtij viti janë shpenzuar mbi 6 miliardë lekë, pagesa vjetore.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: plehratTirana

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Sipas ish-gjeneralit rus, Putin është “i frikësuar”

Data kur vendosi Putin të pushtojë Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com