GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Miliona euro të humbura nga favorizimi i tregtarëve, Qeveria ‘mbyll’ veshët përpara FMN-së

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 6 min
A A
Miliona euro të humbura nga favorizimi i tregtarëve, Qeveria ‘mbyll’ veshët përpara FMN-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej vitesh Shqipërisë i kërkohet nga ndërkombëtarët që të heqë dorë nga përjashtimet tatimore për shkak se krijohen hapësira për abuzime dhe korrupsion.

Pothuajse në çdo deklaratë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore është artikuluar kërkesa për të hequr dorë nga përjashtimet tatimore, pasi nuk sjellin produktivitet në ekonomi por gërryejnë të ardhurat.

Por përpos deklaratave të qeverisë se vendi do të shkojë drejt një barazie në taksim, po ndodh e kundërta, pasi edhe për vitin 2024, janë parashikuar përjashtime tatimore nga njëra anë dhe taksa të reja nga ana tjetër e medaljes.

Ndërkohë që hiqet pagesa e TVSH-së për importuesit e kafshëve të gjalla, në kahun tjetër të vetëpunësuarit në vend do të përballen me tatim të majmë në vitin 2024.

Prej vitit 2024, importi i kafshëve të gjalla për mbarështim do të bëhet pa pagesë TVSH-je në doganë. Projektligji për disa ndryshime në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar që ishte pjesë e paketës fiskale për vitin e ardhshëm parashikon heqjen e TVSH-së 20% për importin e mëshqerrave, gjedhe, dhen, dhi, derra dhe njëthundrakë.

Kjo masë edhe pse sipas qeverisë ka si synim shtimin e krerëve të bagëtive në vend pas krizës së madhe që ka përfshirë sektorin e blegtorisë, nga ana tjetër favorizon importuesit e kafshëve të gjalla, dhe redukton të hyrat në buxhet.

“Në Ligjin “Për TVSH-në” janë parashikuar disa përjashtime nga TVSH për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Nisur nga nevoja e rritjes së numrit të krerëve të bagëtive në vend, është parashikuar përjashtimi nga TVSH në importin e gjedhëve të mbarsur sipas një kodi doganor të caktuar doganor. Po kështu është parashikuar përjashtimi nga TVSH i koshereve me bletë, çka do stimulojë zgjerimin e këtij sektori si dhe përjashtimi nga TVSH i importit të insekteve të cilët luftojnë insektet, të cilët janë zëvendësues të insekticideve që përdoren në bujqësi. Efekti nga këto masa në mbështetje të bujqësisë është rreth -150 milionë lekë në vit”, thuhet në relacionin e buxhetit të vitit 2024.

Përpos qëllimit pozitiv për të shtuar numrin e bagëtive në vendin tonë, nga ana tjetër nuk duhet harruar që përjashtimet tatimore në të shumtën e rasteve përveç se kanë sjellë hapësira për abuzime dhe korrupsion nuk kanë pasur efektin e pritshëm.

Ndërkombëtarët thirrje qeverisë- Hiqni dorë nga përjashtimet fiskale

Prej vitesh institucionet e huaja ndërkombëtare që kanë ndikim për vendin, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i kanë kërkuar qeverisë të heqë dorë nga favorizimet që ju bën sektorëve të ndryshëm me taksa, pasi nuk japin efekt pozitiv në të ardhura.

Banka Botërore në muajin tetor në konferencë për mediat u shpreh qartë kundër përjashtimeve tatimore me argumentin se nuk sillnin efektin pozitiv të pritshëm.

“Në eksperiencën qe BB ka me shumë vende në zhvillim përjashtimet fiskale pavarësisht se jepen për të nxitur sektorët ose kategori të caktuara në shumë raste rezultojnë ne kosto më të mëdha se përfitimet. Banka sugjeron që të punohet me politikat e tjera që risin kompetivitetin e sektorit, pra sigurimi i një baze të qëndrueshme zhvillimi, ose në qoftë se bëhet fjalë për shtresat në nevojë të punohet me mbështetje për shtresat në nevojë, pra ne kahun e shpenzimeve, dhe jo ne kahun e te ardhurave”, u shpreh Hilda Shijaku ekonomiste e lartë e Bankës Botërorë më 19 tetor të këtij viti.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në mbyllje të misionit në Shqipëri në fund të muajit tetor. Sipas këtij institucioni qeveria duhet të mendoj se si të zgjerojë bazën e tatueshme me qëllim që të rriten të ardhurat.

“Nevojitet një strategji të ardhurash afatmesme për një konsolidim të besueshëm fiskal. Masa që sjellin më shumë të ardhura, të cilat janë lënë pë t’u kryer më vonë, të tilla si heqja e përjashtimeve të tjera të TVSH-së dhe heqja e shkallës tatimore zero për bizneset e vogla, mund të merren gjithashtu në konsideratë. Duhet të përfundojë puna për plotësimin e parakushteve për kryerjen në kohë të reformave në taksën e pronës, duke përfshirë ngritjen e një kadastre fiskale të centralizuar dhe vendosjen në funksion të saj. Progresi në këto fusha do të mbështesë gjithashtu përpjekje më të mëdha për uljen e informalitetit dhe zgjerimin e bazës tatimore”, thuhej në deklaratën e 27 Tetorit 2023 të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Barazia në taksa është një nga kërkesat e vazhdueshme edhe të dhomave të tregtisë, investitorëve të huaj e ndërkombëtare. Pasi sipas tyre një politikë e qëndrueshme fiskale pa ndryshime të vazhdueshme në vend, është më atraktive për investitorët e huaj, pasi ju jep siguri bizneseve për të investuar.

Si dështoi favorizimi me TVSH-në i turizmit?

Rasti konkret që vërteton se zhvillimi i sektorëve të ekonomisë nuk mund të arrihet me përjashtime tatimore, është turizmi. Këtij sektori i është bërë një favorizim në TVSH, ku ndryshe nga qytetarët që paguajnë 20% për çdo produkt ushqimore, TVSH-ja për strukturat akomoduese është 6%, e bërë sipas qeverisë për të stimuluar këtë sektor dhe për ta formalizuar atë.

Por e vërteta është e kundërta e pritshmërive të qeverisë. Në të vërtet sektori i turizmit nuk është formalizuar përsa kohë mbi 28 mijë struktura akomoduese në vendin tonë ushtrojnë aktivitetin të palicencuar, duke bërë që të ardhurat që fitohen prej kësaj industrie të mos jenë aq sa realisht xhiron ky sektor.

Informaliteti i madh në këtë sektor u pranua edhe nga kryeministri Edi Rama në 3 tetor të këtij viti ku paralajmëroi bizneset se do ju vendos çmim referencë për dhomat e hoteleve.

“E kemi vënë me bindje TVSH 6% për hoteleri. Ju keni fituar shumë më tepër, ne s’kemi marrë atë që na takon si shtet në arkën e atë ardhurave që na duhet për këto gjërat e tjera. Në Shqipëri këtë vit s’ka patur asnjë dhomë bosh, miq më kanë kërkuar dhomë kudo që të ishte. Si shpjegohet që te deklarimet keni qenë plot me dhoma bosh. Vitin e ardhshëm do keni një referencë dhe shteti do marrë atë që mendon se i takon, nën atë s’ka shans. Një referencë e thjeshtë e krijuar mbi bazën e tregut”, kështu u shpreh Rama më 3 tetor të këtij viti.

Evazioni i madh në këtë industri është i konfirmuar edhe me shifra, pasi nëse deri në shtator në vend erdhën 8.2 milionë shtetas të huaj, në strukturat tona akomoduese u regjistruan vetëm 1.2 milionë shtetas jo rezident, pra 7 milionë edhe pse kanë hyrë në vend nuk dihet ku kanë fjetur, se janë të paregjistruar.

Miliona euro humbje nga përjashtimet tatimore!

Teksa pritej që këtë vit qeveria të eliminonte disa favorizime fiskale ndodhi e kundërta, edhe pse ishte parashikuar që përjashtimet e bëra me TVSH-në të rishikoheshin.

Madje në programin e reformave ekonomike 2023-2025, thuhej se në vitin 2024, ndryshimet fiskale do të niste eliminimin e përjashtimeve tatimore të TVSH-së, si dhe do niste taksimi i pasurive të paluajtshme.

Madje edhe në relacionin e buxhetit 2024 thuhej se: “Tendenca duhet të jetë reduktimi gradual i shpenzimit tatimor, me qëllim rritjen e të ardhurave për përballimin e shpenzimeve”.

Por sa është humbja vetëm nga përjashtimet fiskale?

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave humbjet për shkak të përjashtimeve të bëra me TVSH-në, akcizën, tatimin mbi fitimin e taksat e tjera përllogariten në 86.8 miliardë lekë në fund të vitit 2020.

“Theksojmë gjithashtu se në vitet 2019 dhe 2020, për shkak të problematikës së njohur e të lidhur me tërmetin e nëntorit 2019 dhe pandeminë globale 2020, janë bërë ndryshime fiskale, të cilat kanë rritur shpenzimin tatimor për shkak të rritjes së përjashtimeve dhe tarifave të reduktuara, ndërkohë që në vitet 2021, 2022 dhe në vijim, janë ndërmarrë masa për reduktimin dhe mbylljen e incentivave fiskale, të cilat do të ndikojnë edhe në reduktimin e shpenzimeve tatimore”, pohohet në relacion.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: FMNqeveri

Lajme të lidhura

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!
Breaking Views

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit
Breaking Views

Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

20:25 - 11/05/26
Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!
Breaking Views

Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

16:00 - 10/05/26
Para
Vrasja në burgun e Peqinit, Policia me reagim zyrtar: Janë ndaluar…

Vrasja në burgun e Peqinit, Policia me reagim zyrtar: Janë ndaluar...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme
Aktualitet

Taktika ekstraligjore, mungesat e avokatëve fusin në ngërç edhe Gjykatën e Posaçme

09:30 - 13/05/26

Nga janari deri në maj, procesi gjyqësor kundër ish-kreut të Autoritetit Rrugor, Evis Berberi ka kaluar nga njëra shtyrje në...

Lexo më shumë
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i riu hidhet nga pallati dhe humb jetën

09:13 - 13/05/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident tragjik në Durrës! Makina përplaset me motorin, ndërron jetë 29-vjeçari (Emri)

09:06 - 13/05/26
Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

Gjithçka për kupën, Dinamo dhe Egnatia duan trofeun e parë sezonal në “Air Albania”

08:29 - 13/05/26
“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

“Pse Rama nuk flet për Arubën?” Rrëfehet gazetari italian që u mor në mbrojtje, pas librit për mafien shqiptare

08:22 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com