GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Miliona lekë për inceneratorët”, Meta thirrje qeverisë: Ulni çmimet, rrisni rrogat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I gatshëm të dëshmojë/ Meta: S’ka SPAK që e shpëton Autoritetin e Dosjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të ulë çmimet, të rrisë rrogat dhe pensionet dhe të mbështesë financiarisht çdo qytetar. Në një status në rrjetet sociale, Meta shprehet se rritja e çmimeve po varfëron çdo ditë qytetarët duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare.

Ai shton se nuk ka asnjë plan masa për të ndihmuar qytetarët ndërsa merr shembull masa e marra në Britaninë e Madhe, Itali, Spanjë etj. Sipas Metës, në vend të ndihmës ekonomike, qeveria vazhdon të paguajnë miliona euro për Inceneratorët.

Statusi i plotë i Metës:

ULNI ÇMIMET!

RRITNI RROGAT DHE PENSIONET!

MBËSHTETNI FINANCIARISHT ÇDO QYTETAR!

Rritja marramendëse e çmimeve po thellon seriozisht varfërinë, çdo ditë ditë, duke kërcënuar si kurrë më parë buxhetet familjare. Fuqia blerëse po zvogëlohet, ndërkohë asnjë masë konkrete nuk po merret nga një Qeveri, e padenjë për besimin popullor dhe e pandjeshme për shtresat më në nevojë, veçanërisht për 935,821 qytetarë, që jetojnë sot me më pak se 5.5 USD në ditë.

NUK GJEN DOT NJË MALL DHE AS MERR DOT NJË SHËRBIM, QË SOT NUK ËSHTË SHTRENJTUAR, 2 DERI NË 5 FISH!

POR NDIHMA EKONOMIKE NGA QEVERIA ËSHTË ZERO!

Asnjë plan masash për të ndihmuar qytetarët për të tejkaluar krizën e çmimeve!

Një Qeveri e ndjeshme dhe e përgjegjshme, do të bënte pikërisht atë që po ndodh sot në shumë vende europiane, siç janë bërë publike në media:

Britania e Madhe, po ndërhyn me një zbritje prej 400 £ të faturës së energjisë për çdo familje në vit;

Italia po planifikon të japë një bonus 200 € për punëtorët, që fitojnë 35,000 € në vit ose më pak;

Spanja ka ulur TVSH-në në faturat e energjisë nga 21% në 10%;

Franca po kompenson me 100 € çdo qytetar të saj;

Gjermania po jep 100 € për familjet që marrin mbështetje, ndërsa ata që marrin asistencë për strehim do të marrin një shtesë prej 270 €;

Hollanda po u ofron familjeve të kualifikuara një kompensim energjie prej 800 €, si dhe ka ulur tarifën për karburantet me 21%.

Shqipëria ka nivelin nga më të lartë të çmimeve në përqindje të mesatares europiane krahasuar edhe me vendet e rajonit, por Qeveria në vend të ndihmës ekonomike vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit është financuar në vlerën 1.9 miliard lekë, inceneratori i Fierit është financuar në vlerën 3.6 miliard lekë, dhe inceneratori i Tiranës, që është financuar nga viti 2018 deri në vitin 2022 në 6.1 miliard lekë, dhe parashikohet të financohet me 3.5 miliard lekë shtesë për vitin 2023 dhe 2024.

Miliarda lekë për klientët e Qeverisë dhe zero lekë për qytetarin e thjeshtë.

Kjo Qeveri nuk meriton më të qëndrojë as edhe një minutë më shumë!

Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë do të jetë Revolucioni Antikorrupsion, që do të ndëshkojë abuzuesit në çdo nivel dhe paratë e vjedhura prej tyre do t’u a kthejë shqiptarëve!

Lajme të lidhura

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve
Breaking Views

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

21:58 - 15/05/26
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës
Breaking Views

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26
Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS
Aktualitet

Berisha: Lubi Balluku ka dosje jo vetëm për Ulsiun, por për të gjithë eksponentët e PS

13:50 - 15/05/26
Para
Me ndihmën e Romeo Veshajt/ Elgit Doda publikon “Nuk Muj”, kujt ia dedikon aktori fjalët?

Me ndihmën e Romeo Veshajt/ Elgit Doda publikon "Nuk Muj", kujt ia dedikon aktori fjalët?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë
Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë

22:06 - 15/05/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Lexo më shumë
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve

21:58 - 15/05/26
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës

20:57 - 15/05/26
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga

20:37 - 15/05/26
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19

20:12 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com