GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Militanti i Hamasit plagos 8 persona në Tel Aviv ndërsa Izraeli vazhdon me operacionin në Bregun Perëndimor

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Militanti i Hamasit plagos 8 persona në Tel Aviv ndërsa Izraeli vazhdon me operacionin në Bregun Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një militant i Hamasit përplasi të martën makinën e tij në një stacion autobusi të mbushur me njerëz në Tel Aviv e më pas nisi të godasë me thikë ata që ndodheshin aty, duke plagosur tetë vetë. Grupet militante palestineze e vlerësuan sulmin, duke e cilësuar atë si përgjigje ndaj operacionit të vazhdueshëm ushtarak të Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shefi i policisë Kobi Shabtai u tha gazetarëve se një civil i armatosur kishte qëlluar dhe vrarë personin që kreu sulmin në Tel Aviv.

Ngjarja vjen ndërsa trupat izraelite po vazhdojnë kërkimet për militantë palestinezë dhe armë në kampin e refugjatëve Jenin. Buldozerë ushtarakë u futen mes rrugicave duke detyruar largimin e mijëra banorëve. Numri i viktimave në mesin e palestinezëve u rrit në 10, brenda dy ditësh.

Bastisja në shkallë të gjerë, e cila filloi të hënën, është një nga operacionet më intensive ushtarake në Bregun Perëndimor të pushtuar në gati dy dekada.

Ajo vjen ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu po përballet me një trysni në rritje nga aleatët e tij politikë ultranacionalistë për një përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të fundit ndaj vendbanimeve izraelite.

Më shumë se 140 palestinezë janë vrarë këtë vit në Bregun Perëndimor, pasojë e rritjes së dhunës njëvjeçare. Si pasojë e sulmeve palestineze janë vrarë të paktën 26 izraelitë.

Grupi militant islamik Hamas e vlerësoi autorin e sulmit në Tel Aviv duke e cilësuar si një “luftëtar martir” dhe tha se sulmi ishte “heroik dhe hakmarrës për operacionin ushtarake në Jenin”. Nuk dihet nëse personi që kreu sulmin ishte dërguar nga grupi apo ka vepruar vetë. Sulmi u vlerësua edhe nga Xhihadi Islamik, një grup militant me një prani të madhe në Jenin./VOA

Etiketa: Izraelmilitanti i hamas

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë
Breaking Views

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Para
Perëndimi kërkon pezullimin e Rusisë nga Interpoli

Ekstradohen 4 shtetas nga Italia, Greqia, Gjermania e Spanja/ Ja për çfarë akuzohen. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka vendosur që të bojkotojë mësimin në të gjitha universitetet publike, duke...

Lexo më shumë
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26
Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

Policia ndërhyn brenda lokalit te Tajvani! Efektivët e maskuar shoqërojnë 3 të rinj: Nuk kemi bërë asgjë

21:58 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com