GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Milo Gjukanoviç i sigurt për fitoren në zgjedhje

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Milo Gjukanoviç i sigurt për fitoren në zgjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Malit të Zi dhe lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç tha se ka besim se do të fitojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 19 mars në vend.

Gjatë vizitës së tij në Guci në juglindje të vendit, Gjukanoviç dha deklaratë lidhur me zgjedhjet e 19 marsit, kur qytetarët do të votojnë për të zgjedhur presidentin.

Duke theksuar se Mali i Zi është një kandidat për një të ardhme më të mirë, Gjukanoviç tha: “Jam i sigurt se do t’i fitoj zgjedhjet. Ashtu siç nuk mundët të më fitoni në zgjedhjet e mëparshme, nuk do të mund ta bëni edhe në këto zgjedhje”.

Gjukanoviç tha se vendi i tij, i cili duhet të shpëtojë nga krizat politike dhe problemet në të cilat ndodhet, duhet t’i afrohet Bashkimit Evropian (BE) në mënyrë që të rivendosë stabilitetin.

Ai tha se partia e tij DPS ka prioritete. “Prioriteti i parë është ruajtja e marrëdhënieve të mira midis feve dhe kombeve të ndryshme kundër nacionalistëve që kërkojnë ndryshime kufijsh në Ballkan. Së dyti, të ndërmerren hapa ekonomikë dhe politikë për të rritur investimet në Mal të Zi. Së treti, anëtarësimi i vendit në BE”, tha Gjukanoviç.

Presidenti malazez shprehu besimin se vendi i tij do të bëhet anëtar i BE-së gjatë presidencës së ardhshme.

Zgjedhjet në Mal të Zi

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 19 mars në vend.

Në mesin e kandidatëve janë presidenti aktual Milo Gjukanoviç, Andrija Mandiç nga Fronti Demokratik (DF), Draginja Vuksanoviç-Stankoviç nga Partia Socialdemokrate (SDP), Aleksa Beçiç nga partia Mali i Zi Demokratik, lideri i Lëvizjes Evropiane, Jakov Milatoviç, kryetari i Unionit Malazez, Goran Daniloviç dhe influenceri Jovan Raduloviç.

Nëse asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se 50 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale, dy kandidatët me më shumë vota do të kalojnë në raundin e dytë që do të mbahet më 2 prill.

Në Mal të Zi, ku u mbajtën zgjedhjet e fundit presidenciale në vitin 2018, presidenti zgjidhet çdo 5 vjet.

Etiketa: Mali i ZiMilo GjukanovicZgjedhjet ne Mal te Zi

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Para
Ribery rrëfen objektivat e radhës si dhe këshillon Zidane

Ribery rrëfen objektivat e radhës si dhe këshillon Zidane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com