GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Milo” refuzon ndryshimet në Kodin Penal të paraqitura nga Schmidt

16:03 - 28/04/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënime dhe korrupsion, SHBA-të vendosin sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorak Dodik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik (ose “Milo Trimi” për miqtë e tij) deklaroi se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, për ndryshimet në Kodin Penal, nuk do të zbatohet në Republikën Sërpska dhe as nuk do të publikohet në gazetën zyrtare të këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës.

Vendimi i Schmidt i referohet dënimit të dhënies së ryshfetit gjatë procesit zgjedhor.

“Kjo është një përpjekje kriminale për të imponuar vendimin e një personi që nuk ka legjitimitet”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter.

Ai theksoi se “qëndrimi i Republikës Sërpska është i qartë dhe i njohur”.

“Schmidt nuk është përfaqësues i lartë, sepse nuk ka mandat të konfirmuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe vendimet e tij nuk kanë asnjë efekt juridik”, ka shkruar Dodik.

Që nga maji i vitit 2021, Ambasada e Federatës Ruse në Bosnjë e Hercegovinë thekson se nuk e pranon Schmid si përfaqësuesin e ri të lartë në Bosnjë e Hercegovinë. Arsyetimi që përdorë është fakti se Federata Ruse dhe Republika Popullore e Kinës kanë kundërshtuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zgjedhjen e Schmidt.

Qëndrim të njëjtë kanë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve në Republikën Sërpska.

Federata Ruse ka qenë kundër të gjitha vendimeve të Zyrës së përfaqësuesit të lartë (OHR) që kur ish-përfaqësuesi i lartë Valentin Inzko, në korrik të vitit 202, solli ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë e Hercegovinës, duke e sanksionuar si vepër penale mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës, si dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës.

Më 27 prill të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë vendosi ndryshime në ligjet penale të entiteteve, të cilat paraqesin dispozita penale për ryshfet në zgjedhje dhe në shërbimet e financuara nga fondet publike.

Schmidt vendosi ndryshime në ligjet penale të Federatës boshnjake-kroate dhe Republikës Sërpska, me qëllim që të “forcojë integritetin e zgjedhjeve”.

“Unë kam parë disa raporte të besueshme për parregullsi parazgjedhore dhe pas zgjedhjeve, kështu që kam ndryshuar Kodin Penal, për të përfshirë veprën e re të ryshfetit zgjedhor. Ajo përfshin edhe dhënien e ryshfetit për të gjithë zyrtarët e zgjedhur. Kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë ata që përmbushin qëllimet e tyre në këtë mënyrë”, tha Schmidt për mediat.

Sipas këtyre ndryshimeve, që janë identike për të dy entitetet, kushdo që kërkon ose merr para apo ndonjë vlerë ose përfitim, si punësimi, ose ndërmjetëson në një akt të tillë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet dhe gjobitet me para.

Ndryshimet në ligjet penale nënkuptojnë shkarkimin në organet legjislative, ekzekutive, administrative ose gjyqësor, si dhe në çdo shërbim që financohet plotësisht ose pjesërisht nga buxhetet e entiteteve.

Gjithashtu, ai person nuk do të mund të punësohet në shërbimin civil për pesë vjet pas vuajtjes së dënimit, faljes, amnistisë ose nëse lënda parashkruhet për shkak të afatit të skaduar.

Të enjten, Ambasada amerikane në Bosnjë e Hercegovinë përshëndeti vendimin e kreut të Zyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnjë e Hercegovinë për ndryshimet në Kushtetutën e entiteteve të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe të ligjeve penale në këtë vend.

Nga OHR kanë deklaruar se vendimet do të hyjnë në fuqi në baza të përkohshme, derisa Asambleja e Republikës Sërpska dhe Parlamenti i Federatës së Bonjë e Hercegovinës t’i miratojnë në të njëjtën formë, pa ndryshime dhe pa kushte shtesë./REL

Etiketa: BosnjaMilorad DodikRepublika SerpskaSchmidt

Lajme të lidhura

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit
Aktualitet

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Para
“Dua të dal nga loja”, Qetsori u komunikon banorëve vendimin

“Dua të dal nga loja”, Qetsori u komunikon banorëve vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com