GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Minatorët e Spaçit zhvendosin protestën para Kuvendit, kërkojnë statusin

16:28 - 30/10/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Minatorët e Spaçit zhvendosin protestën para Kuvendit, kërkojnë statusin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Minatorët e Spaçit e spostuan këtë të enjte, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, protestën e tyre Prej 3 javësh minatorët protestojnë për kushte të drejta pune, paga të denja, kontrata kolektive dhe njohjen zyrtare të sindikatës së tyre.

 

 

“Kërkojmë të drejtat tona si minatorë të Spaçit. Kemi 9 vite punë aty dhe na kanë trajtuar si skllevër. Duam kontratë kolektive dhe dialog social”, tha një prej minatorëve.

Në krah të tyre, u shfaqën disa deputetë. Gjin Gjoni e Jorida Tabaku nga opozita garantuan për njohjen e statusit të minatorit.

“Ne do t’ju mbështesim deri në zgjidhjen përfundimtare, deri në lidhjen e kontratës përfundimtare kolektive”, tha Gjin Gjoni.

 

“Dua t’ju siguroj që për sa i përket statusit minatorit që unë e kam dorëzuar si propozim ligjor, do i shkojë deri në fund. Sot do i kërkoj ministres së ekonomisë që të presë një përfaqësi të deputetëve dhe do kërkojmë dhe njëherë ligjin për statusin e minatorit”, tha Jorida Tabaku.

Ndërsa socialisti Erion Braçe, tha se Ministria e Ekonomisë duhet të veprojë

“Ministria duhet të detyrojë kontraktorin që të njohë sindikatën që ju keni krijuar, sindikatën ku ju aderoni dhe normalisht përmes të përfaqësoheni për të gjitha të drejtat tuaja. Po patjetër që përmirësimi i kushteve të punës, përmirësimi i të ardhurave tuaja për një punë që është më e rënda. Në qoftë se kjo çështje nuk zgjidhet, unë dhe ministrja e ekonomisë do përballemi në parlament”, tha Braçe.

Çështja e pazgjidhur e minatorëve zbriti më pas në seancën plenare, ku Jorida Tabaku kërkoi diskutime për minatorët e Spaçit, dhe u shoqërua me replikë po nga kahu opozitarë Redi Muçi deputeti i ‘Lëvizjes Bashkë’.

“Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit e ditës për minatorët e Spaçit, me habi konstatoj konstatoj që në kuvendin e vitit 2025, PD po përmend fjalën minatorë. E mbështes propozimin, megjithatë edhe përderisa u fol këtu për statusin e minatorit, dua të kujtoj se kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin e minatorit. Shumë mirë që e propozoi për miratim”, tha Muçi.

“PD e ka propozuar statusin e minatorit këtu e tre vite të shkuara, e kam firmosur unë. Dhe një sugjerim meqenëse je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë dhe t’i kërkoje llogari qeverisë se pse propozimet e PD për pensionin minimal dhe statusin e minatorit nuk po zbatohen”, u përgjigj Tabaku.

Pak ditë më parë kompania turke “Tete Albania” ka deklaruar se sindikata është e paligjshme dhe ka paralajmëruar minatorët që po protestojnë se mund të mbeten pa rroga në fund të muajit.

“Tete Albania Tunnel & Mining” është degë e grupit turk Tete Turkey dhe ka marre leje shfrytëzimi nga shteti shqiptar në vitin 2018. Kompania bën nxjerrjen e përpunimin e bakrit dhe numëron mbi 200 punëtorë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Minatorët e Spaçit

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Trazirat në Rio de Janeiro/ Protesta pas operacionit policor me gati 120 të vrarë

Trazirat në Rio de Janeiro/ Protesta pas operacionit policor me gati 120 të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com