GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia

Katër nga pesë punonjësit e “GERTI Sh.p.k.” të arrestuar pas vdekjes së minatorit Fari Veliu do të hetohen në gjendje të lirë ose në “arrest shtëpie”, ndërsa autoritetet për sigurinë në miniera përballen me kritika për mosndëshkimin e përsëritur të përgjegjësve.

12:21 - 12/08/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Minatori humbi jetën në galerinë “GERTI Sh.p.k.”, Gjykata fal stafin teknik, i liron nga qelia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër vendosi këtë të shtunë lirimin e katër prej pesë punonjësve të stafit teknik të kompanisë minerare , të arrestuar pas aksidentit tragjik që i mori jetën minatorit 66-vjeçar, Fari Veliu. Njëri prej të shoqëruarve pas aksidentit, Nj. P., me detyrë armator ishte lënë i lirë një ditë pas njoftimit nga Policia e Dibrës.

Prokuroria kërkoi që arrestimet në flagrancë të këtyre personave të vlerësoheshin si të ligjshme dhe që për një pjesë të tyre, hetimet të vijonin në gjendje të lirë, ndërsa për të tjerët të caktohej masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Këto kërkesa u pranuan në tërësi nga gjyqtarja, Flutura Çuko.

Sipas vendimit, personat me iniciale F. T., 61 vjeç, dhe B. Ç., 68 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë, ndërsa për E. K., 35 vjeç, dhe E. Xh., 51 vjeç, u caktua masa e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Policia e Dibrës kishte njoftuar të enjten arrestimin e pesë punonjësve, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” me pasojë vdekjen, pas rënies së një masivi shkëmbor brenda galerisë ku punonte viktima. Ngjarja ndodhi në një galeri në pronësi të “GERTI Sh.p.k.”, kompani e administruar nga biznesmeni Jeton Dani, i njohur për aktivitetin në sektorin minerar dhe lidhjet politike me Partinë Socialiste.

Burime nga Inspektorati i Punës i thanë BIRN se kjo nuk është hera e parë që në këtë subjekt ndodhin aksidente në punë. Në vitet 2023 dhe 2024 janë regjistruar dy ngjarje me plagosje të punëtorëve – një me thyerje të këmbës dhe tjetri me thyerje të legenit. Megjithatë, inspektorati nuk ka kompetencë të hyjë në galeri, kontrolli aty kryhet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Ky është aksidenti i tretë me pasoja fatale në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti.

BIRN ka gjetur se arrestime të ngjashme, pas aksidenteve të rënda në minierat e Bulqizës, kanë qenë kryesisht simbolike dhe të arrestuarit nuk janë mbajtur përgjegjës. Ky cikël arrestimesh simbolike, pa pasoja reale për përgjegjësit, është kthyer në një praktikë të përsëritur për aksidentet në sektorin minerar, që nuk ka sjellë përmirësim të kushteve dhe sigurisë në punë, dhe as drejtësi për viktimat.

Fari Veliu ishte një prej minatorëve të vjetër në qytetin e Bulqizës, i cili – pavarësisht moshës së pensionit – ishte rikthyer në galeri për shkak të pamundësisë ekonomike për të përballuar jetesën vetëm me pension. Shokë të punës së tij tregojnë për BIRN se ai kishte dekada përvojë në nëntokë.

/BIRN/

Etiketa: aksidentaksident me vdekjeaksident ne puneGERTI Sh.p.kJeton DaniMiniereMurat Dani

Lajme të lidhura

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona
Aktualitet

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë
Aktualitet

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
Para
Denoncimi: Mashtrim në Latitude Tirana, karamelet me çmim ndryshe në paketim dhe faturë

Denoncimi: Mashtrim në Latitude Tirana, karamelet me çmim ndryshe në paketim dhe faturë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)
Aktualitet

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i kapur duke transportuar lëndë narkotike në Unazë të Madhe. Në...

Lexo më shumë
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Transportonin emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 persona

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat)

11:33 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com