GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Minatori i bllokuar në Bulqizë, reagon sindikata: Shteti, mobilizim qesharak!

14:29 - 17/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Minatori i bllokuar në Bulqizë, reagon sindikata: Shteti, mobilizim qesharak!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa kanë kaluar 48 orë që nuk dihet asgjë për minatorin që mbeti në galerinë Bulqizë, ka reaguar Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ata akuzojnë strukturat shtetërore për angazhim qesharak në gjetjen dhe shpëtimin e Muharrem Plakut.

“Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga momenti kur një masiv dheu ka zënë poshtë minatorin Muharrem Plaku në Bulqizë. Raportohet nëpër media sikur grupet e avari-shpëtimit janë duke bërë kërkime, por në fakt janë minatorët e tjerë, shokët e Muharremit, ata që po vazhdojnë kërkimet pa u lodhur”, thuhet në reagimin zyrtar.

Sindikata hedh akuza të drejtpërdrejta për organet shtetërore të cilat janë përqendruar në qeverinë dhe parlamentin e ri duke mos i kushtuar vëmendjen e duhur zhdukjes së minatorit.

“Shteti dhe mobilizimi i institucioneve shtetërore ka qenë qesharak, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë. E gjithë vëmendja është përqendruar te parlamenti i ri i padrejtësive të vjetra. Asnjë fjalë nuk kanë thënë për minatorin Muharrem Plaku. Bëjmë thirrje që shteti të kthejë sytë nga Bulqiza dhe të përqendrojë të gjitha forcat për nxjerrjen e shokut tonë nga nëntoka. Jeta jonë duhet të jetë më e rëndësishme se fitimi i pronarëve dhe pallavrat e politikanëve!”, përfundon reagimi.

Qarku i Dibrës, ku ndodhet miniera e Bulqizës, mban vendin e dytë për numrin e lartë të aksidenteve dhe të fataliteteve në vendin e punës pas Tiranës.

Etiketa: Bulqizeminatorisindikate

Lajme të lidhura

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Fjalimi i rikthimit te Manchester United, Ronaldo i prek të gjithë

Fansat të fiksuar pas Ronaldos, Manchester United i shtohen 4.1 milionë

TË FUNDIT

Lajme

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26

Ardit Çylybyli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër, pas procesit zgjedhor të zhvilluar në degën lokale...

Lexo më shumë
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com