GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mini-Shengeni Ballkanik/ Rama, Vuçiç e Zaev deklaratë të përbashkët: BE dështoi për të përmbushur premtimet!

13:24 - 29/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Mini-Shengeni Ballkanik/ Rama, Vuçiç e Zaev deklaratë të përbashkët: BE dështoi për të përmbushur premtimet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përfundim të bisedës on line, ku diskutuan për mini-shengenin Ballkanik, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev, dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat.

“Vendet tona janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e Europës. Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimn Europian, po aq sa Bashkimi Europian ka nevojë për të.

Dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së.”- thuhet në deklaratë, ndërsa i kërkohet BE që në bashkëpunim me SHBA të mbeshtese rajonin.

Deklarata e plotë:

Ne u takuam sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm përpara në bashkëpunimin tonë rajonal, si një instrument me rëndësi jetike për vendet tona, për Ballkanin Perëndimor, për Europën dhe perspektivën europiane në tërësi.

Vendet tona janë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e Europës. Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimn Europian, po aq sa Bashkimi Europian ka nevojë për të.

Dështimi i përsëritur i BE-së për të përmbushur premtimet e saj dhe paaftësia për të ecur përpara me hapjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është kundër vullnetit europian të vendeve tona dhe po aq, kundër interesave të vetë BE-së.

Historia dhe e ardhmja jonë janë europiane dhe ne jetojmë në një rajon të rrethuar nga kufijtë e Bashkimit Europian. Në kontekstin sfidues të krijuar nga një status quo tashmë e gjatë e Bashkimit Europian kundrejt procesit tonë të integrimit në BE, ne mbetemi edhe më të përkushtuar në rrugën tonë të BE-së dhe në bashkëpunimin tonë rajonal.

Ne duam të shohim sa më shpejt të jetë e mundur se katër liritë e BE-së – lëvizja e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit – zbatohen në të gjithë rajonin. Dhe ne do të bëjmë gjithçka është në dorën tonë për të arritur këtë qëllim me fuqinë e shembullit tonë. Në këtë frymë, ne do të shprehim mbështetjen tonë të plotë për tregun e përbashkët rajonal në Samitin e Procesit të Berlinit të 5 korrikut.

Ne e dimë se vetëm duke punuar bashkërisht dhe duke nxitur bashkëpunimin rajonal në kuadrin e iniciativave të ndryshme rajonale –si Tregu i Përbashkët Rajonal, Shengeni Rajonal, Korsitë e Gjelbërta e më gjerë, Procesi i Berlinit – mund të sjellim rezultate të prekshme për qytetarët tanë. Si një rajon me rreth 18 milionë njerëz, ne mund të forcojmë së bashku ekonomitë tona, të rritim mirëqenien e njerëzve dhe të sjellim investime të mëdha, që përndryshe nuk do të ishin të mundshme për secilin prej nesh veç e veç.

Më 29 korrik, ne do të takohemi fizikisht në Shkup për të shqyrtuar progresin dhe për të nënshkruar mes tre vendeve tona marrëveshje që zbatojnë angazhimet e Samitit të Berlinit, si marrëveshja për bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore dhe ajo për lehtësimin e tregtisë, eksporteve dhe importeve në vendet tona. Ne i ftojmë dhe inkurajojmë kolegët tanë në rajon të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme në mënyrë që vizioni i hapësirës së përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një tregu të përbashkët, të bëhet pjesë e qenësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Në këtë frymë, ne shpresojmë të gjallërojmë procesin e bashkëpunimit midis nesh, në të gjithë rajonin, dhe do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për ta realizuar këtë.

Në dritën e vështirësive të shkaktuara nga vonesat në procesin e zgjerimit, ne besojmë se mund të identifikojmë akoma rrugë dhe sektorë të rinj të bashkëpunimit dhe instrumente financiarë, si dhe të forcojmë ato ekzistuese, në mënyrë që të rrisim kontributin tonë në Europë, marrëdhëniet tona me BE-në dhe të integrojmë rajonin gradualisht në Tregun e Vetëm Europian.

Kështu që ne vendosëm sot t’i kërkojmë Bashkimit Europian, që bashkë me Shtetet e Bashkuara, të hedhin një hap përpara me ne e të na mbështesin ne dhe kolegët tanë në të gjithë rajonin.
Ne synojmë të zhvillojmë projekte të shpejta në zbatim dhe që sjellin investime, me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe rritjen e përdorimit në shkallë të gjerë të burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të ishte pjesë e zbatimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së si dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Vendet tona kanë potencial të madh për rritje të qëndrueshme dhe zhvillim në këtë sektor. Po ashtu, ne kërkojmë mbështetje konkrete për të identifikuar ato projekte të cilat, në shkallë të gjerë, mund ta kthejnë rajonin tonë në një burim të energjisë së rinovueshme, në të mirë të qytetarëve tanë ashtu dhe të ardhmes së gjelbër të BE-së. Shpresojmë që të mund të raportojmë progres për projekte konkrete deri në Samitin e vjeshtës së BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ne e dimë dhe e ritheksojmë rëndësinë që burimet e rajonit tone kanë për tranzicionin e gjelbër të Europës. Prandaj ne kërkojmë që Bashkimi Europian, në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, të jenë pjesë e zhvillimit të atyre burimeve, duke ndihmuar kështu BE-në të arrijë objektivat e saj dhe duke tërhequr, në të njëjtën kohë, më shumë investime për të gjithë rajonin tonë e duke e bërë atë pjesë të tranzicionit të gjelbër europian.
Mirëqenia e popujve tanë dhe lidhjet ekonomike me BE-në do të forcohen, ndërsa ne integrohemi më mirë në zinxhirët europianë të prodhimit dhe furnizimit e kontribuojmë kështu në autonominë strategjike të BE. Për këtë qëllim, ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer këtë përpjekje në një forcë të përbashkët për të përballuar sfidat e së ardhmes, si një rajon i tërë i të gjashtëve.

Shqipëria është Europë. Maqedonia e Veriut është Europë. Serbia është Europë. Ballkani Perëndimor është Europë. Ne do të punojmë fort ta kthejmë këtë në një realitet të përditshëm.

Etiketa: Aleksander VucicBEEdi RamaMini Shengeni BallkanikZoran Zaev

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
Bashkëpunimi për mbrojtjen e  Liqenit të Prespës, zhvillohet sot takimi i parë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bashkëpunimi për mbrojtjen e Liqenit të Prespës, zhvillohet sot takimi i parë mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com