GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Minimumi jetik, Lëvizja Bashkë: Rama i ka sytë te oligarkët

17:54 - 08/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Minimumi jetik, Lëvizja Bashkë: Rama i ka sytë te oligarkët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lëvizja Bashkë përmes një deklarate akuzon Kryeministrin Edi Rama se i ka sytë nga oligarkët, duke i shërbyer interesave të tyre, ndërkohë që prej 5 muajsh nuk merret në shqyrtim nisma për minimumin jetik.

Lëvizja e drejtuar nga Arlind Qori bën të ditur se prej 5 muajsh ka depozituar në Kuvend një projektligj, që mbështetet nga 21 mijë qytetarë, lidhur me minimumin jetik.

“Ligji i minimumit jetik është një prej shtyllave më të rëndësishme sociale që i mungojnë shtetit shqiptar. Në mungesë të tij, Shqipëria ka një prej niveleve më të ulta të pensioneve dhe ndihmës ekonomike në Evropë. Mungesa e tij ndikon edhe në nivelin e ulët të pagave dhe shërbimeve të tjera sociale.

Shumica qeverisëse nuk ka në plan të merret me shumicën e varfër e të nëpërkëmbur të shoqërisë. Në vend të të drejtave që u takojnë me ligj, kërkon t’i mbajë të varfrit nën presionin e raporteve klienteliste, për t’u blerë votën dhe kërcënuar vullnetin politik.

Qeveria Rama është sy e veshë për interesat e oligarkëve, prej lejeve të ndërtimit për kulla te koncesionet. Ajo është qeveri që i shërben vetëm një pakice numerikisht të papërfillshme të shoqërisë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e Lëvizjes Bashkë

PARLAMENTI NUK DO T’IA DIJË PËR VULLNETIN E 21.000 QYTETARËVE

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që prej ditës kur aktivistët e Lëvizjes BASHKË dorëzuan në Kuvendin e Shqipërisë nënshkrimet e 21.000 qytetarëve për miratimin e ligjit të minimumit jetik. Që prej asaj dite Kuvendi jo vetëm që nuk e ka shqyrtuar projektligjin e hartuar nga ekspertë të ekonomisë dhe ligjvënies, por as ka kthyer përgjigje se kur ky projektligj do të hyjë në agjendën parlamentare.

Ligji i minimumit jetik është një prej shtyllave më të rëndësishme sociale që i mungojnë shtetit shqiptar. Në mungesë të tij, Shqipëria ka një prej niveleve më të ulta të pensioneve dhe ndihmës ekonomike në Evropë. Mungesa e tij ndikon edhe në nivelin e ulët të pagave dhe shërbimeve të tjera sociale.

Shumica qeverisëse nuk ka në plan të merret me shumicën e varfër e të nëpërkëmbur të shoqërisë. Në vend të të drejtave që u takojnë me ligj, kërkon t’i mbajë të varfrit nën presionin e raporteve klienteliste, për t’u blerë votën dhe kërcënuar vullnetin politik.

Qeveria Rama është sy e veshë për interesat e oligarkëve, prej lejeve të ndërtimit për kulla te koncesionet. Ajo është qeveri që i shërben vetëm një pakice numerikisht të papërfillshme të shoqërisë.

Lëvizja BASHKË e ka dhe do ta ketë ngaherë përparësi miratimin e minimumit jetik. Ne do t’i dalim për zot vullnetit të 21.000 qytetarëve që na kanë besuar firmën. Veprimi ynë politik nuk do të rreshtë së ngrituri ndërgjegjen qytetare për të kërkuar këtë të drejtë bazike.

Me aksion politik, protesta dhe çdo veprim demokratik.

Etiketa: levizja bashkeminimumi jetikqori

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Shëmbet shkëmbi prej stuhisë, dy viktima e 100 të plagosur

Shëmbet shkëmbi prej stuhisë, dy viktima e 100 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com