GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Minishengeni/ Rama “thumba” Kurtit: Boll me këtë “na ftuan s’na ftuan”! Nisma është gjithëpërfshirëse

11:43 - 29/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Minishengeni/ Rama “thumba” Kurtit: Boll me këtë “na ftuan s’na ftuan”! Nisma është gjithëpërfshirëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Shkupi se nisma rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor për 4 liritë e lëvizjes, e ashtuquajtur ndryshe “Minishengeni” është një nismë jo ekskluzive dhe gjithpërfshirëse. Duke iu referuar refuzimit të Kosovës, qeveria e së cilës deklaroi sot se nuk kanë pasur ftesë, ai tha mjaft me shprehjen ‘na ftuan s’na ftuan’.

“Të tre ne e kemi thënë, rithënë, stërthënë, jo vetëm me gojë, por edhe në deklaratat tona që kjo nismë nuk është ekskluzive por inkluzive, nuk është përjashtuese por gjithëpërfshirëse. Është nismë e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet që do veprojnë sipas interesit dhe logjikës së tyre. Shqipëria do e bëjë këtë proces me të gjithë kur dhe si të jetë e mundur. Nga ana tjetër nuk ka për ne asnjë problem nëse dikush tjetër nuk do ta bëjë apo do ta bëjë pjesërisht. Ne duam që komunitetet e vendeve tona të kenë një hapësirë lirie europiane brenda rajonit tonë dhe nuk ka asnjë problem për këtë”, tha Rama.

Ai theksoi se Serbia dhe presidenti i Serbisë kanë bërë një ekstramilje, duke pranuar që nisma të jetë jo vetëm gjithëpërfshirëse por të shkojë përtej procesit të Berlinit kur vjen fjala për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Që do të thotë që në këtë aspekt nuk ka asnjë shoqëri në këtë territor që të jetë e diskriminuar. Përtej çështjes së hapur mes Serbisë e Kosovës, kjo nismë iu thotë popujve, individëve e bizneseve që ju jeni të barabartë, përtej faktit që në nivelin qendror institucional ka një çështje të hapur. Ky është një oportunitet kolosal për të gjithë shoqëritë tona. Është një potencial i madh dhe nuk kemi të drejtë si udhëheqës që ta mbajmë këtë potencial të pazhvilluar. Ne nuk kemi të drejtë t’i privojmë shoqëritë tona nga rritja e drejtpërdrejt ekonomike që nuk e kthemi ne apo ekspertët tanë, e thonë mekanizmat globale financiare, e thotë Banka Botërore. Hyni në këtë proces dhe do keni rritje të ekonomisë, të GDP. Si mund t’i themi jo, për çfarë arsye? Nëse del dikush që të thotë ja ku është e keqja, e fshehta, konspiracioni në këtë nismë, me fakte konkrete unë kërkoj falje.

E shkuara nuk mund të mbajë peng popujt. Ne jemi gati që të gjitha këto marrëveshje t’i bëjmë me të gjithë. Pa hyrë në këtë proces kemi bërë ligjin për t’i trajtuar qytetarët e rajonit, të barabartë me qytetarët e BE-së kur vjen puna tek lejet e qëndrimit apo të punës. Është absurde që qytetarët e BE-së t’i trajtojmë si qytetarë të dorës së parë dhe qytetarët e rajonit si të dorës së dytë. Nismat do jenë inkluzive. Nuk do i ndajmë të rinjtë, në të dorës së parë dhe të dorës së dytë, nëse vjen fjala për lëvizjen universitare, mundësitë për të bashkëpunuar për kulturën, kinematografinë etj.

Por nuk mund të vendosim për qeveritë e tjera për lëvizjen e lirë të mallrave. Më 1 janar 2023 do kemi mes vendeve tona 0 pritje në kufij. Të tjerët janë të mirëseardhur. Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishim në Tiranë, të 6 vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë. Disa duan, disa s’duan. Autostradat, hekurudhat, lëvizja e lirë e mallrave, mbase nuk janë e njëjta gjë me demokracinë, po demokraci dhe liri pa këto është shumë e vështirë të kesh dhe ta kesh të pakërcënuar. Kështu që unë bashkohem plotësisht me bindjen që politika më e mirë është bashkëpunimi, afrimi, ekonomia, rinia”, tha Rama.

Etiketa: Ballkani i HapurEdi Rama

Lajme të lidhura

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu
Breaking Views

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

22:10 - 28/01/26
Ndryshimi i Kodit Penal/ OSBE kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes
Breaking Views

Ndryshimi i Kodit Penal/ OSBE kërkon dekriminalizimin e plotë të shpifjes

18:38 - 28/01/26
Dënimi me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e Ervin Salianjit
Breaking Views

Dënimi me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e Ervin Salianjit

17:29 - 28/01/26
Para
Conference League/ Skuadrat shqiptare në ankth, mësojnë sot kundërshtarët

Shqiptarët e trojeve ndeshen sot në Conference League / Ja cilat skuadra mund të kualifikohen

TË FUNDIT

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)
Breaking Views

Liverpool me fitore tenistike, Benifica shkatërron Real Madrid, Chelsea eliminon Napolin, Barcelona hyn në 8-she, Interi kalon Dortmundin (Rezultatet)

23:19 - 28/01/26

Spektakli nuk ka munguar në ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions, aty ku surprizat ndryshuan situatën e...

Lexo më shumë
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirimin nga burgu

22:10 - 28/01/26
Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

Napoli përmbys rezultatin që në pjesën e parë, Reali në disavantazh, PSG në barazim, ja rezultatet

22:01 - 28/01/26
Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, shoferi ndërron jetë

21:34 - 28/01/26
Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

Durrës, IKMT kërkon t’u prishë banesat, 16 familje rome tek Ura e Dajlanit mbeten të pastreha

21:08 - 28/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com