GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit!”, Berisha: 12 vitet më të vështirat për gratë e vajzat shqiptare

11:52 - 26/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ministret e Ramës janë si badigardet e Gadafit!”, Berisha: 12 vitet më të vështirat për gratë e vajzat shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari demokrat, Sali Berisha, ishte i ftuar nderi në konferencën ndërkombëtare ‘Global She’.

Gjatë fjalës së tij, ai u zotua se PD do të vazhdojë të luftojë murin e patriarkisë.

Berisha tha se 12 vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për gratë dhe vajzat shqiptare, të cilat janë përballur me pasojat e narkodiktaturës së Edi Ramës.

Berisha ironizoi anëtaret gra të kabinetit qeveritar kur tha sillen si badigardet e ish-udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddaf të cilat i thurnin lavde udhëheqësit.

“Kam shumë kënaqësi t’u ripohoj ju në prani të përfaqësuesve dhe miqve tanë, se objektivi ndër më madhorët i PD është lufta kundër murit të patriarkisë.

Muri i patriarkisë përbën në bindjen time më të thellë dhunuesin më kryesor të lirive dhe të drejtave të njeriut në botë.

Në programin tonë, që në themelim, ne kemi pasur prioritet dhe ritheksoj vetëm një moment, në vitin 2005, për shkak të këtij muri, diferenca në paga midis burrave dhe grave në administratën shqiptare ishte 36 përqind.

Me një projekt dhe me persistim, ne e ulëm këtë diferencë në 17.8 përqind, pra e afruam shumë me diferencën mesatare në BE.

Zhvilluam një seri projektesh me të cilat ne mbështesnim gratë, bizneset e tyre, pjesëmarrjen e tyre. Nuk ka nevojë t’i mbështesësh në shkolla sepse janë superiore dhe kjo është shumë e njohur.

Nga eksperienca ime si pedagog, nga 10 studentë të shkëlqyer, 8 ishin vajza.

Por problemi është se ky shkëlqim, për shkak të rrethanave shoqërore, në vend se të zhvillohej dhe të shpalosej plotësisht, ndryhej, topitej dhe nuk vazhdonte siç duhet të vazhdonte në vitet më pas.

Kështu që ne i rikthehemi fuqishëm me besim të plotë se lufta për barazi mes burrit dhe gruas është një luftë që duhet të frymëzojë, dhe na frymëzon, çdo njeri të lirë.

Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje.
Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në rritje.
Dhe kjo ndodhi këto 12 vite në Shqipëri.
Çfarë ndodhi? Rrogat mbetën të ulëta, përveç rrogave të larta. Rrogat e larta në Shqipëri janë më të larta se në Kroaci, se në Slloveni. Kurse rrogat e ulëta janë më të ulëtat në Europë. Në Shqipëri, diferenca mes rrogave të ulëta dhe atyre të larta është 120-15 herë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik.
Nuk ndodh as në SHBA, as në Gjermani sepse ka disa parime dhe kur vjen problemi, rrogat e ulëta janë më tepër tek gratë dhe vajzat.
Kështu që pozita e tyre këto vite është përkeqësuar me shpejtësi.
Është përkeqësuar gjendja e tyre shpirtërore për faktin se ato kanë përcjellë jashtë, dhe vetëm për shkaqe ekonomike, qindra mijëra vajza, djem të tyre.
Është përkeqësuar sepse ato nuk ushqejnë dot, siç tregon UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte, u japin gjithsej dy vakte fëmijëve të tyre.
Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet.
Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh?
4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. asnjë.
Dhe qe një moment, kur qeveria franceze i dha qeverisë shqiptare një grant 60 milionë euro tërësisht kushtuar mbështetjes së grave. U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë.
Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë.
Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën.
U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit.
Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri.
Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot,” tha Berisha.

Etiketa: berishaGraKryesore1Vajza

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Zgjedhjet/ Çfarë po ndodh në Elbasan? Agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK zbarkojnë në terren

Zgjedhjet/ Çfarë po ndodh në Elbasan? Agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK zbarkojnë në terren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com