GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor

17:25 - 27/02/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbërrijnë raketat amerikane JAVELIN, i shkarkuari Piro Vëngu në krah të Nancy VanHor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pirro Vëngu zgjodhi të dalë në një aktivitet si ministër në detyrë, krah të ngarkuarës me punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn, ku u shpreh i privilegjuar që ka drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes. Vëngu ndau dhe falënderime për mbështetjen dhe përkushtimin e dikasterit që ai mbuloi.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë dorëzimit të  sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr tha se ishte privilegj që të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post.

“Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike.

Investimi në mbrojtje nuk merr duartrokitje në fillim por është i rëndësishëm. Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore. Është një bindje e krijuar në të gjithë këtë periudhë që kam pasur privilegjin ë udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes se mbrojtja nuk është një luks. Shtetet serioze investojnë në kohën e duhur dhe jo kur është vonë”, tha Vengu

Pirro Vengu, drejton ministrinë e Mbrojtjes që prej vitit 2023. Tashmë vendin e tij kryeministri Rama ia besoi Besfort Lamallarit, i cili në fillim të këtij mandati u emërua si ministër i Drejtësisë. Vengu dhe Spiropali ishin te vetmit nga kabineti, të cilët nuk morën drejtimin e një tjetër dikasteri.

Sistemi i raketave luftarake Javelin është një sistem raketash taktik i lëvizshëm nga njeriu, me rreze të mesme veprimi që i siguron Ushtrisë Amerikane dhe Trupave Detare efekte precize të zjarrit të drejtpërdrejtë për të mposhtur tanket kryesore të betejës dhe automjetet e tjera të blinduara gjithashtu.

Ky sistem raketor drejtohet automatikisht drejt objektivit pas lëshimit. Ushtarët mund të ripozicionohen menjëherë pas lëshimit dhe mund ta ngarkojnë për gjuajtjen e radhës. Raketa ka aftësi të arrijë shpejtësinë deri në 150 metra në sekondë (540 km/h) pasi të lëshohet.

Një raketë Javelin kushton rreth 180 mijë dollarë.

gijotina.com/

 

Etiketa: JAVELINKryesore1Pirro Vengu

Lajme të lidhura

Mediat amerikane ngrenë alarmin: Kujdes në Shqipëri! Mund të ketë sulme nga Irani
Aktualitet

Mediat amerikane ngrenë alarmin: Kujdes në Shqipëri! Mund të ketë sulme nga Irani

12:24 - 14/04/26
Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe vajza që e shoqëronte
Aktualitet

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe vajza që e shoqëronte

12:21 - 14/04/26
Sulm me armë në një shkollë të Turqisë! Plagosen 16 persona, nxënësit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave
Botë

Sulm me armë në një shkollë të Turqisë! Plagosen 16 persona, nxënësit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave

11:49 - 14/04/26
Para
Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan

Foka mesdhetare dhuron spektakël në brigjet e Parkut Karaburun-Sazan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediat amerikane ngrenë alarmin: Kujdes në Shqipëri! Mund të ketë sulme nga Irani
Aktualitet

Mediat amerikane ngrenë alarmin: Kujdes në Shqipëri! Mund të ketë sulme nga Irani

12:24 - 14/04/26

Revista amerikane “People” ka publikuar së fundmi një artikull ku i bën jehonë një paralajmërimi të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për qytetarët...

Lexo më shumë
Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe vajza që e shoqëronte

Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe vajza që e shoqëronte

12:21 - 14/04/26
Sulm me armë në një shkollë të Turqisë! Plagosen 16 persona, nxënësit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave

Sulm me armë në një shkollë të Turqisë! Plagosen 16 persona, nxënësit u hodhën nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave

11:49 - 14/04/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

“Rama shpalli veten dhe Ballukun të paprekshëm në Kuvend”, Këlliçi: Do të përballen me ligjin

11:26 - 14/04/26
Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

Shqiptarët e Greqisë bojkotojnë samitin e Ramës: Kemi nevojë për zgjidhje reale, jo dekore!

10:53 - 14/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com