GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri shqiptar në RMV shpërthen ndaj Ferit Hoxhës: Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut nga radhët e partisë BESA, ka reaguar pas publikimit të mesazhit të ministrit të jashtëm shqiptar, dhe komentit të bërë prej këtij të fundit për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në Fabook, Besar Durmishi shprehet se fjalori i përdorur nga ministri Hoxha është zhgënjyes dhe i papërshtatshëm, teksa shton se presin reagim dhe sqarim urgjente nga Tirana zyrtare.

Për ministrin Hoxha, thotë se duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra.

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.

Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti”, shkruan ai.

Më tej i kujton ministrit se ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombësit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

“I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut”, e mbyll ai reagimin.

Menjëherë pasi plasi skandali ku i quan idiotë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ministri Ferit Hoxha ka fshirë mesazhin në grupin e Ministrisë së Jashtme.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ai që ka publikuar foton ku duket mesazhi i fshirë i ministrit Hoxha.

“Mohimi, fshirja e mesazheve, sulmi ndaj denoncuesve (për fat të mirë nuk është vetëm një person që ka reaguar ndaj qëndrimit skandaloz të Ministrit) nuk është mënyra që e zgjidh situatën. Kryeministri ka të gjitha mjetet në dispozicion për të verifikuar mesazhin dhe fshirjen e tij. Të paktën një herë në jetën e tij politike, Edi Rama duhet të sillet me nder dhe ta shkarkojë Ministrin e Jashtëm.”-shkruan Bardhi në Facebook.

Ministria e Jashtme nxitoi të përgënjeshtronte lajmin që mori dhenë, ku tha se materiali i publikuar “nuk ka asnjë lidhje me realitetin” dhe se komunikimi i paraqitur është i sajuar.

 

Etiketa: HoxhaKryesore1Ministrishqiptarë

Lajme të lidhura

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen
Breaking Views

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26
Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat
Aktualitet

Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

20:58 - 13/09/26
Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen
Breaking Views

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

Profesori Lush Susaj ka përcjellë një mesazh për prindërit dhe mësuesit, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor....

Lexo më shumë
Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

20:58 - 13/09/26
Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com