GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, një akt kriminal që prek themelet e shtetit të së drejtës

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i fundit/Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, qëllohet gjyqtari Astrit Kalaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, duke e cilësuar sulmin si një akt të rëndë kriminal dhe një sulm ndaj gjithë sistemit të drejtësisë, institucioneve dhe vetë shoqërisë shqiptare.

Në një deklaratë publike, Lamallari u shpreh se ky atentat në zemër të një institucioni të drejtësisë është një vijë e kuqe që askush nuk duhet ta kalojë, dhe shteti do ta mbrojë me vendosmëri jetën dhe integritetin fizik të njerëzve të drejtësisë.

“Sulmi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja është sulm ndaj çdo shërbyesi të së drejtës. Ky akt kriminal duhet dënuar me gjithë forcën e ligjit. Ne nuk do të lejojmë që ngjarje të tilla të cënojnë besimin e publikut te drejtësia apo të errësojnë përpjekjet tona për forcimin e shtetit të së drejtës,” – tha Lamallari.

Ministri theksoi se nevojitet një rishikim i sistemit të sigurisë së brendshme në gjykata, ndërsa paralajmëroi ashpërsim të ndjeshëm të dënimeve për armëmbajtje pa leje, përmes ndryshimeve në Kodin e ri Penal, i cili është aktualisht në fazën e konsultimit publik.

“Armëmbajtja pa leje nuk do të trajtohet më si deri më sot. Ajo është rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë publike dhe për njerëzit e drejtësisë,” – u shpreh ministri.

Në përfundim, Lamallari shprehu ngushëllime për familjen dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja dhe uroi shërim të shpejtë për dy të plagosurit e tjerë.

“Asnjë akt kriminal nuk do të frikësojë drejtësinë. Misioni i magjistratëve do të vazhdojë. Ministria e Drejtësisë qëndron krah për krah me të gjithë trupën gjyqësore,” – përfundoi Lamallari.

Lajme të lidhura

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Para
Video/ Blushi: Dy nga agjentët që tërhoqën me forcë Metën, të lidhur me bandat e Durrësit

Tedi Blushi: Atentat ndaj shtetit të së drejtës,kërkojmë dorëheqjen e ministres së Brendshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com