GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ministri i Jashtëm grek: Informova homologët e BE për çështjen Beleri

15:08 - 22/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Jashtëm grek: Informova homologët e BE për çështjen Beleri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, gjatë Samitit të Selanikut ndër të tjera ka folur edhe për çështjen “Beleri”, ku është shprehur se Greqia duke respektuar rendin e brendshëm ligjor të Shqipërisë, që nuk ka të bëjë aspak  as me pavarësinë e drejtësisë dhe as me procedurat e brendshme, betimit e kryetarit të zgjedhur.

Ai ka shtuar se sot në Bashkimin Europian, respektimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës përbën një kusht absolut, për funksionimin e çdo shteti anëtar brenda familjes europiane, duke  u bërë thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen parimeve bazë demokratike (acquis) të BE-së, në mënyrë që të mund të ecim përpara së bashku.

“Sot, në Bashkimin Europian, respektimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës përbën një kusht absolut, për funksionimin e çdo shteti anëtar brenda familjes europiane. Për këtë arsye, është e qartë që edhe Greqia u bën thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen parimeve bazë demokratike (acquis) të BE-së, në mënyrë që të mund të ecim përpara së bashku.

Në veçanti, më lejoni të referohem në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, duke i’u referuar çështjes së ndalimit të përkohshëm nga muaji maj të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri, dy ditë para se të zhvillohen zgjedhjet lokale në Shqipëri e që aktualisht ndodhet në burg.

Duke respektuar rendin e brendshëm ligjor të Shqipërisë, qeveria greke kërkoi të vetëdijshmen, çfarë nuk ka aspak të bëjë as me pavarësinë e drejtësisë dhe as me procedurat e brendshme gjyqësore të vendit fqinj. Kërkuam betimin e kryetarit të zgjedhur në mënyrë që vullneti politik i shprehur në zgjedhjet e majit të reflektohej dhe në veprim politik.

Nuk bëhet fjalë për veprim gjyqësor dhe as për ndërhyrje të jashtme. Ky është një akt administrativ, i cili duhet të zbatohet dhe është respektimi i duhur i të drejtave civile dhe shtetit të së drejtës. Unë personalisht kam marrë përsipër të informoj homologët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisionin Europian.

Në mjaft raste kam mundur të flas me përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në nivelin më të lartë, për të shprehur këtë qëndrim të qeverisë greke. Është e qartë se demokracia nuk pranon ulje. Do të doja ta mbyllja me disa përfundime, të cilat mendoj se kanë një vlerë të veçantë në kohët e sotme të vështira.

Sepse ne po diskutojmë për një komunitet vlerash, siç është Bashkimi Europian, kur vlerat tronditen, kur siguritë janë në rrezik, kur është vërtet shumë e vështirë të bësh çdo lloj parashikimi paraprak kërkimor e rezultativ të situatave, sepse nuk je në dijeni të fakteve që do të shfaqen. Ne kemi nevojë për përpikshmëri konstante. Ne kemi nevojë për ndershmëri dhe kemi nevojë për një qasje të përbashkët ndaj parimeve bazë” ka thënë veç të tjerash ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

Etiketa: belerigrekMinistri

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Seanca në GJKKO/ Shefi i komisariatit: Rama më tha se Beleri po blinte vota

“GJKKO ka shkelur ligjin”, Beleri: Pse u pyet me dyer të mbyllura dëshmitari?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com