GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri i mbrojtjes në Bullgari shkarkohet nga detyra pasi nuk e quan luftë situatën në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i mbrojtjes në Bullgari shkarkohet nga detyra pasi nuk e quan luftë situatën në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri bullgar Kiril Petkov shkarkoi të hënën Ministrin e Mbrojtjes Stefan Yanev për shkak të ngurimit për ta cilësuar sulmin rus në Ukrainë si një luftë. Kryeministri nënvizoi se Sofia do të flasë me një zë me Bashkimin Evropian. Zoti Petkov tha se koalicioni i qendrës i qeverisë së tij do t’i kërkojë parlamentit të martën të miratojë shkarkimin e zotit Yanev dhe emërimin në vend të tij të Todor Tagarevit, i cili ka qenë përkohësisht në këtë detyrë edhe në vitin 2013.

“Ministri im i mbrojtjes nuk mund të përdorë fjalën operacion në vend të fjalës luftë. Nuk mund të quhet operacion kur mijëra ushtarë nga njëra palë dhe nga tjetra janë vrarë tashmë”, tha zoti Petkov në një deklaratë të transmetuar në televizion.

“Nuk është në interesin e Bullgarisë të mbajmë kokën ulur… Nëse shohim diçka për të cilën nuk jemi dakort, diçka kaq të dukshme, nuk mund të rrimë të heshtur”, tha zoti Petkov.

Bullgaria është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, por shumë persona në këtë vend ballkanik, që dikur ishte vendi më i afërt satelit komunist për Bashkimin Sovjetik, gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ruajnë ndjenja lidhjeje kulturore dhe historike me Rusinë.

Disa mendojnë se mbajtja e një qëndrimi shumë të fortë ndaj sulmit të Rusisë mund të dëmtojë Bullgarinë, e cila mbështetet tek furnizimi rus i energjisë dhe tek prurjet në qendrat e saj turistike në Detin e Zi.

Presidenti Rumen Radev tha se ndryshimi i ministrit të mbrojtjes në mesin e një krize ushtarake që po zhvillohet jo larg, është shumë i rrezikshëm dhe se koalicioni qeverisës do të mbante përgjegjësi për këtë.

Bullgaria është zotuar të përforcojë krahun lindor të NATO-s dhe të kryesojë, në bashkëpunim me NATO-n, një forcë të integruar luftarake të përbërë kryesisht nga njësi bullgare. Analistët thonë se zëvendësimi i zotit Yanev mund të nxisë dislokimin në Bullgari të më shumë forcave nga vendet e NATO-s.

“Bullgaria nuk do të shndërrohet në një faktor kryesor anti-rus në NATO, por do të ndjekë tonin e përcaktuar nga zoti Petkov për të shprehur më qartë pozicionin bullgar në NATO kundër agresionit ndaj Ukrainës”, thotë komentuesi politik Ivo Indzhov.

Në një mesazh të shkruar në Facebook në orët e vona të së dielës, zoti Yanev shkruante se ishte bërë objekt i një sulmi të qëllimshëm për ta zëvendësuar me dikë që do të ishte më i hapur ndaj marrjes së vendimeve që u shërbejnë interesave të huaja, gjë që mund të rrezikojë sigurinë e Bullgarisë.

Kryeministri Petkov kritikoi deklaratën e zotit Yanev duke thënë se asnjë nga ministrat e tij nuk kanë të drejtën të bëjnë “një politikë të jashtme të vetën, në veçanti në Facebook”.

Kryeministri tha se Bullgaria nuk është shtrënguar nga aleatët perëndimorë për të marrë ndonjë vendim, por theksoi se garancia më e madhe për sigurinë e vendit buron nga qëndrimi të bashkuar me vendet e BE-së.

Ndërkohë, ministria e jashtme njoftoi të hënën se Bullgaria ka evakuar stafin e misionit të saj konsullor nga qyteti ukrainas Odessa, në Detin e Zi./VOA/

 

Etiketa: BullgariLuftembrojtjaMinistrishkarkohetSituataUkraine

Lajme të lidhura

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet
Botë

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

20:21 - 16/07/26
Ukraina zgjedh kryeministrin e ri, Parlamenti miraton propozimin e Zelenskyt
Botë

Ukraina zgjedh kryeministrin e ri, Parlamenti miraton propozimin e Zelenskyt

16:56 - 16/07/26
Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë
Botë

Abuzuan me fondet e BE-së! Prokurori Evropian ngre padi kundër 22 personave, përfshirë dhe 4 eurodeputetë grekë

14:48 - 16/07/26
Para
Nga lufta tek vdekja e politikanit të njohur, 6 parashikimet e frikshme të Nostradamus

Nga lufta tek vdekja e politikanit të njohur, 6 parashikimet e frikshme të Nostradamus

Discussion about this post

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij
Uncategorized

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26

Një shtetas shqiptar është arratisur nga një qendër paraburgimi për emigracion, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike (Home Office. Sky...

Lexo më shumë
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

12:13 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com