GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri izraelit rindez debatin rreth akuzave të aparteidit

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri izraelit rindez debatin rreth akuzave të aparteidit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deklaratat e fundit të ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, kanë rindezur akuzat që palestinezët kanë bërë ndaj Izraelit prej dekadash, sipas së cilave ai po imponon një regjim aparteidi, duke zbatuar ligje të veçanta për izraelitët dhe palestinezët në Bregun Perëndimor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein, sjell më shumë hollësi nga Jeruzalemi.

Kur zoti Itamar Ben-Gvir, ministri për siguri kombëtare i Izraelit, i njohur për qëndrime radikale, u intervistua së fundi në një televizion izraelit për valën e fundit të sulmeve terroriste palestineze kundër izraelitëve, ai bëri një dallim ndërmjet të drejtave të hebrenjve dhe arabëve në Bregun Perëndimor, të cilit i referohet me emrin biblik Judea dhe Samaria.

“E drejta ime, e drejta e gruas dhe fëmijëve të mi për të lëvizur të lirë nëpër Judea dhe Samaria është më e rëndësishme se e drejta e lëvizjes së arabëve”, thotë zoti Ben-Gvir.

Komentet e zotit Ben-Gvir ringjallën polemikat për Izraelin dhe aparteidin, si brenda vendit edhe jashtë tij. Supermodelja amerikane Bella Hadid, babai i së cilës është palestinez, e kritikoi fuqishëm deklaratën në Instagram, ku ajo ka 60 milionë ndjekës. Ministria palestineze e Punëve të Jashtme tha se deklarata e tij “vetëm konfirmon regjimin izraelit të aparteidit të bazuar në supremacinë herbreje.”

Shumë izraelitë shprehin pakënaqësinë ndaj cilësimit të vendit të tyre si shtet aparteidi dhe thonë se aparteidi është veçori e Afrikës së Jugut. Fjala aparteid do të thotë “ndarje” në gjuhën Afrikans të Afrikës së Jugut dhe i referohet politikës shtetërore të segregacionit dhe diskriminimit të qytetarëve në bazë të përkatësisë racore.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi në një intervistë dhënë së fundi në një media amerikane se akuza për aparteid ndaj Izraelit është “gjepur” dhe se rreziku i vërtetë në rajon është dëshira për spastrimin etnik të hebrenjëve.

Zoti Samuel Hyde është analist politik, që erdhi për të jetuar në Izrael nga Afrika e Jugut.

“Izraeli kurrë nuk ka aneksuar territore, prandaj palestinezët nuk janë qytetarë të shtetit të Izraelit. Janë grup i veçantë njerëzish që aktualisht nuk kanë shtet që për shkak të konfliktit jetojnë nën okupim ushtarak. Derisa Izraeli të mos i ketë aneksuar ato territore, nuk ka obligim që t’i japë shtetësi një grupi tjetër njerëzish dhe për këtë arsye nuk mund të renditet si shtet aparteidi”, thotë zoti Hyde.

Por shumë palestinezë thonë se edhe nëse Izraeli nuk e ka aneksuar zyrtarisht Bregun Perëndimor, ai kontrollon këtë territor për mbi 50 vjet. Kolonët izraelitë që jetojnë në Bregun Perëndimor qeverisen në bazë të ligjit civil izraelit, që u jep të drejta dhe liri, të cilat u mohohen palestinezëve, të cilët qeverisen me ligjin ushtarak izraelit.

Sipas zotit Sam Bahour, sipërmarrës palestinezo-amerikan, “Ben Gviri vetëm konfirmon se beson tek supremacia hebreje. Ai po thotë atë që besoj të gjithë ata që e shohin këtë situatë, e kanë të njohur prej kohësh, përfshirë të gjitha organizatat kryesore të të drejtave të njeriut. Ky është aparteid i plotë.”

Shumë organizata pro-Izraelit thonë se të akuzosh Izraelin për aparteid është një formë e anti-semitizmit ngaqë përdoret për të sulmuar në mënyrë disproporcionale shtetin hebre dhe jo shumë qeveri të tjera nëpër botë, që shkelin të drejtat e njeriut.

“Antisemitizmi i shprehur me akuzën e aparteidit është bërë një shpifje e njohur kundër shtetit të Izraelit në përgjithësi… Njerëzit e përdorin këtë cilësim, që në thelb është asgjësim i shtetit hebre dhe hebrenjëve”, thotë zoti Dan Diker nga Qendra për Marrëdhënie me Publikun në Jeruzalem.

Në prag të 30 vjetorit të Marrëveshjes së paqes së Oslos ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, që i tha formë kornizës për një zgjidhje me dy shtete, një marrëveshje e përhershme mbetet ende larg. Analistët thonë se praktika e zbatimit të ligjeve të dyfishta për dy grupe njerëzish, në një territor të njejtë, do të vazhdojë të mbajë gjallë akuzat për aparteid./VOA

Etiketa: Ben GvirIzrael

Lajme të lidhura

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet
Aktualitet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26
Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij
Aktualitet

Berisha: Videot e artistëve u servirën nga Rama për të zhurmuar skandalet! Janë marrë nga hakerat e tij

14:49 - 03/10/26
Para
Silvinho bën shenjën e shqiponjës në Çeki (FOTO)

Silvinho bën shenjën e shqiponjës në Çeki (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës
Sport

Gjërat marin për keq në Helsniki, finlandezët barazojnë pas kartonit të kuq të Berishës

15:34 - 03/10/26

Gabim i dyfishtë i Etrit Berishës në minutën e 22-të: ‘gardiani’ kuqezi fillimisht gabon në pasim, duke ia dhuruar topin...

Lexo më shumë
Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

Zlatan Ibrahimovic mbush 45 vjeç, historia e një prej futbollistëve më unikë

15:25 - 03/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

GOOOOOOL SHQIPËRIA 0-1! Shpërthen festa kuqezi, shënon Rey Manaj me kokë pas një krosimi nga Asllani nga goditja e këndit

15:08 - 03/10/26
Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

Skandali i trafikut të armëve! Jo vetëm Ardi Veliut, SPAK i sekuestron telefonin edhe Aleks Markut dhe Ron Yeffet

15:03 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com