GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ministri Peleshi mbi situatën e zjarreve: Aktualisht aktive 9 vatrat, më të rrezikshme ato të Kukësit, 150 mjete të FA janë në terren

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata kaotike e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën BILANCIN: Ende 10 vende aktive, Llogaraja jashtë rrezikut, digjet Kukësi e Tropoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, foli për situatën e zjarreve në vend. Në një komunikim online, Peleshi theksoi se aktualisht situata është më e qetë dhe se deri më tani janë shur 175 vatra. Megjithatë ai tha se kjo nuk shihet si triumf, pasi ka ende ditë të tjera të nxehta.

Aktualisht mbeten aktive 9 vatra zjarresh, ndërsa shtoi se më problematikja janë ato të Kukësit

Gjithashtu Peleshi theksoi se në operacion për të neutralizuar flakët janë angazhuar reth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.

Ndërsa vijon puna puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. “Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit, u shpreh Peleshi, duke shtuar se falë punës së përkushtuar është shpëtuar djegia e Parkut të Llogarasë.

“Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, situata sot paraqitet me e qetë. Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten aktive 9 vatra. Në këto operacione janë angazhuar rreth 3 mijë efektivë të Forcave të Armatosura, rreth 150 mjete të FA, rreth 300 forca policore, rreth 1800 forca zjarrfikëse, mbi 370 mjete të MZSH, 20 ambulanca, mbi 1 mijë punonjës bashkiakë, mbi 300 punonjës të shërbimit pyjor, 101 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 822 forca vullnetare.

Ndërhyrja nga ajri u krye përmes ekuipazheve të 7 helikopterëve të Shqipërisë, Holandës dhe Çekisë. Një ndihmë e madhe në punën për shuarjen e zjarreve ishte edhe mbështetja me pajisje nga SHBA. Aktualisht nuk ka më vatra zjarri në gadishullin e Karaburunit, por puna po vijon në Dukat të Ri, nga toka dhe nga ajri për të normalizuar tërësisht situatën për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Më e qetë paraqitet situata edhe në Mirditë, ku po vijon puna për stabilizimin e flakëve në fshatin Thirrë. Nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon.

Po vijon puna nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Situata nuk paraqet më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme. Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë. Vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa. Janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar”, tha Peleshi.

Etiketa: niko peleshivatra

Lajme të lidhura

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Para
Rritet numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, 28 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orë

Covidi në Kosovë me shifra alarmante, shënoi një viktimë dhe 800 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania
Aktualitet

Korreshi përplaset me Manjën te ‘Ligjet’: Plaka ime nuk di të përdori pultin, jo më e-Albania

13:21 - 10/09/26

Deputeti demokrat Saimir Korreshi është përplasur me Ulsi Manjën, ndërsa në Komisionin e Ligjeve diskutohej një projektligj për inteligjencën artificiale....

Lexo më shumë
Kallëzimi i gjyqtarëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, reagon Rama: Po mua pse nuk më keni paditur?

Kallëzimi i gjyqtarëve në SPAK ndaj ministrit të Financave, reagon Rama: Po mua pse nuk më keni paditur?

12:59 - 10/09/26
Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbetet aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbetet aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

12:34 - 10/09/26
Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Ngërçi me pagat/ Kryetarët e gjykatave ndërmarrin veprimin e radhës, kallëzojnë ministrin e Financave në SPAK

Ngërçi me pagat/ Kryetarët e gjykatave ndërmarrin veprimin e radhës, kallëzojnë ministrin e Financave në SPAK

12:00 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com