GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ministri serb: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej

18:02 - 19/07/24
në Breaking Views, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri serb: Hajrizi ka shtënë nëntë herë në drejtim të policisë, para se të vritej
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Sipas Daçiqit, Faton Hajrizi është vrarë nga pjesëtarët e policisë serbe në afërsi të Loznicës.

Siç raporton EuronewsSerbia, Daçiq më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit, dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë. Më vonë gjatë të premtes, Daçiq deklaroi ai është vrarë në vendin e quajtur Banja Kovilaça dhe se policia ka marrë një lajmërim nga një banor i fshatit Trbushnicë të cilit Fatoni i ka kërkuar ujë në gjuhë të huaj.

“Ishte fshehur dhe kërkonte një rrugë për të kaluar lumin në Bosnje dhe Hercegovinë. Kur erdhi policia, ai ka shtënë nëntë herë, domethënë të gjithë karikatorin në makinën e policisë. Policia u përgjigj, se një e shtënë e goditi atë dhe filloi të ikë nga rruga para se ta kapte policia. Policia e ka vrarë. Ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej”, tha Daçiq.

Daçiq shtoi se ai po fshihej buzë lumit, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar atë.

Ministri i Policisë nga ana tjetër thotë se ky nuk është fundi dhe se kushdo që ka lidhje me këtë ngjarje është arrestuar.

“Ai kishte një marrëveshje nga Presheva për ta transferuar në Loznicë, e më pas në Bosnje dhe Hercegovinë. Një çift i martuar që mori pjesë në këtë është arrestuar – ata janë serbë”, tha Daçiq dhe shtoi se një person tjetër është arrestuar në Bijelinë.

Ai po ashtu ka thënë se do të kërkojë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të Faton Hajrizit, Artan Hajrizit, dokumentet e të cilit janë gjetur në veturë.

Vrasja e policit serb Nikola Krsmanoviq ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur veturën në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Që nga 6 korriku, Faton Hajrizi, shtetas i Kosovës, kishte qenë në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi ishte arratisur nga burgu i Smerkonicës.

Hajrizi dyshohet se kishte udhëtuar nëpër Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artanit, të cilat janë gjetur në vendngjarje pas vrasjes së policit serb. Ndërkohë, Artani është paraqitur para autoriteteve në Gjermani – ku dhe jeton- dhe ka thënë se i vëllai, Fatoni ia kishte vjedhur pasaportën gjatë kësaj jave në Gjermani. Megjithatë, nuk është konfirmuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.

Ministria e Brendshme e Serbisë, më herët gjatë së premtes po ashtu publikoi fotografinë e Faton Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Autoritetet kryen kontrollet në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufi me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi dyshonin se personi që kreu vrasjen mund të ishte nisur në atë drejtim.

Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasileviq, helikopterët dhe dronët u përfshinë në kërkim.

Që nga dita kur u arratis nga burgu i Smrekonicës, ai hyri në rrjetin sociak “TikTok” duke dhënë deklarata të ndryshme lidhur me arratisjen e tij.

“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.

gijotina.com/

Etiketa: Faton HajriziKryesore1

Lajme të lidhura

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë
Aktualitet

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës
Aktualitet

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Para
42-vjeçari italian godet me thikë një shqiptar, zbulohet shkaku i konfliktit

42-vjeçari italian godet me thikë një shqiptar, zbulohet shkaku i konfliktit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore
Aktualitet

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore

09:59 - 11/01/26

Rreth 600 abonentë ruralë në qarkun e Korçës aktualisht janë pa energji elektrike pasi 6 fidera janë të stakuar, ndërsa...

Lexo më shumë
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë

09:26 - 11/01/26
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës

09:23 - 11/01/26
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier

09:15 - 11/01/26
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona

09:07 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com