GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

MAS: Një strategji për arsimin që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 415 milionë euro

11:17 - 18/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
MAS: Një strategji për arsimin që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 415 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një strategji 5-veçare për Arsimin (2021-2026) që detajon edhe programet dhe orientimet që do të ketë kjo fushë në vazhdim pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 415 milionë euro nëse materializohet.

Varianti i parë i saj është përmbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e cila e ka nxjerrë dokumentin për konsultim. Sipas këtij varianti nga kostoja totale për zbatimin e Strategjisë që është 51.54 miliardë lekë, 36.23 miliardë (70.3%) janë parashikuar për Arsimin Parauniversitar (Qëllimi i politikës A), 135.04 milionë (0.3%) për Menaxhimin e Sistemit të Arsimit dhe 15.17 miliardë (29.8%) për Arsimin e Lartë.

Por cilat janë objektivat për arsimin parauniversitar që merr edhe shumicën e vëmendjes. Dokumenti përcakton të paktën katër të tilla ku i pari është që të sigurohet përfshirja e plotë në klasën përgatitore dhe në arsimin e detyrueshëm, si dhe rritet aksesi në arsimin parashkollor dhe të mesëm të lartë, nëpërmjet krijimit të kushteve të përshtatshme infrastrukturore dhe mjediseve shkollore miqësore. Së dyti krijimi i mundësive për formimin cilësor të mësuesve dhe përmirësimi i sistemit të karrierës që i inkurajon ata të zhvillojnë nivele më të larta të aftësive për mësimdhënie.

Së treti zbatimi i plotë i kurrikulës së bazuar në kompetenca nëpërmjet mësimdhënies efektive dhe shfrytëzimit të burimeve të cilësisë së lartë. Së katërti zhvillimi i kompetencës digjitale nëpërmjet shfrytëzimit më të mirë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për mësimdhënie dhe të mësuarit.

Sa i takon politikës së dytë që është menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë parashtrohen dy objektiva ku së pari rritja e performancës së shkollës nëpërmjet drejtimit dhe menaxhimit profesional dhe të përgjegjshëm dhe sigurimit të cilësisë. Së dyti garantimi i performancës së sistemit të arsimit nëpërmjet ndërtimit të një kornize gjithëpërfshirëse të vlerësimit dhe kapaciteteve për zbatimin e saj.

Për arsimin e lartë janë parashikuar të paktën shtatë objektiva duke nisur nga rritja e cilësisë së arsimit të lartë nëpërmjet riorganizimit të programeve të studimit, modernizimit të infrastrukturës akademike dhe aplikimit të standardeve të larta të vlerësimit institucional dhe të programeve të studimit. Më pas vijohet me nxitjen e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ndërlidhja më e mirë e arsimit të lartë me tregun e punës si dhe sigurimi i integritetit akademik, transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit të lartë.

Ndër të tjera përfshihet edhe përmirësimi i statusit socio-ekonomik të studentëve nëpërmjet ofrimit të shërbimeve cilësore dhe formave të ndryshme të ndihmës financiare apo ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në Shqipëri dhe integrimi në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). Në fund edhe avancimi i infrastrukturës së TIK-ut dhe i shërbimeve digjitale për IAL-të publike./Monitor

Etiketa: arsimekonomieuroMinistrja e Arsimitstrategji

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe plagosje, arrestohet 31-vjeçari me qëllim ekstradimin drejt Italisë

Në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe plagosje, arrestohet 31-vjeçari me qëllim ekstradimin drejt Italisë

TË FUNDIT

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një dëshmi të prindit të një të mituri i cili, sipas tij,...

Lexo më shumë
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26
Arrestimi i Dakos, Baçi tregon “skenarin” e organizuar nga Rama pas zgjedhjeve

Deputeti Baçi: Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve

12:15 - 21/02/26
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri)

12:02 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com