GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministria e Arsimit tërhiqet nga urdhri i leksioneve me detyrim, shkak zemërata e studentëve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria e Arsimit tërhiqet nga urdhri i leksioneve me detyrim, shkak zemërata e studentëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit për studentët që të frekuentojnë me detyrim leksionet në auditorë, ka sjellë zemëratë në rradhën e të rinjve.

Ky urdhër datonte në fund të vitit akademik, por që studentët janë njohur me të vetëm tani.

E gjendur në këtë situatë, për të mos i hedhur më benzinë zjarrit, MAS ka zgjedhur të bëjë një hap pas duke u tërhequr nga udhëzimi në fjalë (nr. 13, datë 20.06.2022) për të ribërë një të ri, i cili e kthen frekuentimin në shkolla siç ka qenë më herë, fakultativ për leksione dhe të detyrueshëm në pjesën dërrmuese të seminareve.

Ndonëse nuk janë kryer studime për këtë, kujtojmë që një pjesë e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot kostot e jetesës së fëmijëve në universitete. Për këtë arsye, këta të fundit detyrohen të punojnë për të siguruar të ardhurat e duhura për shkollimin, librat apo jetën e shtrenjtë në kryeqytet. Në këto kushte, rikthimi i leksioneve me detyrim pamundëson e shpesh vështirëson kryerjen e të dy veprimtarive, punë-shkollë.

Gjatë gjithë fundjavës, rrjetet sociale kanë gëluar nga të rinjtë e zemëruar pas vendimit të ministrisë. Por nuk vonoi shumë përgjigjja, që përkthehet në një arsye më pak për t’u ngritur në protestën e thirrur nga pedagogët në datën 17 tetor. Nga ana e tyre, studentët kanë kërkuar një ndihmë prej 100 eurosh për të përballuar jetesën, por që nuk ka marrë ende përgjigje në rrugë institucionale.

UDHËZIMI:

Pak gjë ka ndryshuar nga ajo që ka qenë më parë. Në rreshtat e veprimtarive që kryhen në universitet është hequr fjala leksion duke lënë vetëm seminare, laboratorë dhe praktika profesionale apo klinika për t’u zëvendësuar me një fjali, e cila u lë dorë të lirë të rinjve. “Frekuentimi i procesit mësimor përcaktohet në rregulloren e programit të studimit. Frekuentimi i leksioneve është si rregull fakultativ, por institucionet e arsimit të lartë mund të përcaktojnë, në aktet e tyre të brendshme rregullatore, frekuentimin për lëndë/grup lëndësh të veçanta”, citohet në pikën 3 të futur rishtazi në udhëzimin e firmosur në datë 7 dhe që u bë publik një ditë më vonë.

Jo vetëm leksionet, por edhe seminaret në ciklin e parë të studimeve nuk përmenden si kusht pjesëmarrjeje për t’u futur në provime. Të vetmit, frekuentimin e të cilëve e përcakton Ministria e Arsimit janë masterat, e të gjitha llojeve, profesional, master shkencash apo arteve, të cilat kërkojnë një total orësh prej 75% në raport me totalin. Në udhëzim mbetet edhe cikli i tretë i studimeve që përkon përkatësisht, 50% pjesëmarrje në seminare, 75% në orët e laboratorit dhe 75% në aktivitete profesionale, klinike apo kërkimore-shkencore.

Etiketa: fakultetMinistria e ArsimitStudente

Lajme të lidhura

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë
Aktualitet

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë
Aktualitet

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Para
Grabitje me dhunë në Lushnje/ Qytetari denoncon hajdutët: Më morën…

Grabitje me dhunë në Lushnje/ Qytetari denoncon hajdutët: Më morën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar
Sport

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

Dy sfida të rëndësishme evropiane janë mbyllur me rezultate të barabarta mbrëmjen e sotme. Fenerbahçe dhe Roma nuk shkuan më...

Lexo më shumë
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com