GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme

16:56 - 23/02/26
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministria e Financave rihap procesin e rivlerësimit të pronave të patundshme

Ndertime shume kateshe qe po ngrihen ne qender te Tiranes. Ndersa viti 2021 shenoi rekord ne siperfaqen e lejeve te ndertimit te dhene ne kryeqytet, qe pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do te sjelle nje tjeter rekord, duke sinjalizuar beton te metejshem ne Tiranen tashme te mbingarkuar nga ndertimi. /r/n/r/nHigh buildings in the center of Tirana. While the year 2021 marked the record in the area of construction permits issued in the capital, after the '90s, the year 2022will bring another record, signaling further concrete in Tirana already overloaded by construction.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Financave ka zhbllokuar procesin e rivlerësimit, pasi është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi që i hap rrugën këtij procesi me tatim 5%. Në udhëzim thuhet se të drejtën e kryerjes së rivlerësimit e kanë të gjithë ata individë që kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri më 31 dhjetor 2026.

Ndryshe nga sa pritej rivlerësimi edhe këtë herë do të bëhet me referencat e vjetra që janë aktualisht në fuqi. Në fakt siç ishte deklaruar nga qeveria më herët pritej që rivlerësimi të bëhej me referencat e reja të pronave në të gjithë vendin (më përjashtim të Tiranës), që reflektonin vlerat aktuale që kanë pronat në 60 bashkitë e vendit.

Gati në çdo tre vjet Shqipëria është përfshirë nga fushata të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, ose ndryshe afrim i vlerës së pronës me çmimet aktuale në treg. Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 50 mijë euro dhe sot e shet 100 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 50 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 7,500 euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 2,500 euro.

Gjithashtu rivlerësimi mund të kryhet edhe për ato pasuri që e kanë kaluar një herë këtë proces. Në rastet kur individi ka më shumë se një pasuri në pronësi rivlerësimi do të bëhet për secilën në mënyrë individuale. Në udhëzim është specifikuar se i gjithë procesi do të realizohet online në e-Albania, me dy procedura, me ekspert të licencuar ose pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kur një individ zgjedh që rivlerësimin ta bëjë në ASHK, vlera e pronës së tij i afrohet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi.

“Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit të përbashkët nr. 34, datë 29.12.2023, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme të përcaktuar në pikën 3 të këtij kreu”, thuhet në udhëzim.

Nëse një qytetar e bën rivlerësimin në kadastër tarifat janë si më poshtë:  Kur tatimi që do të paguhet është deri në 150 mijë lekë, tarifa për shërbimin është 3500 lekë, kur tatimi është 150.001-300.000 lekë tarifa do të jetë 7 mijë lekë, ndërsa kur tatimi i paguar është mbi 300 mijë lekë tatimi që do të paguhet është 10 mijë lekë.

Ndërsa kur rivlerësimi bëhet me ekspert të licencuar, vlera e pronës mund të dalë edhe më e lartë.

“Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal”, vijon udhëzimi.

Për herë të parë në këtë proces që synon të afrojë vlerën e pronës me çmimet reale të tregut do të njihet edhe amortizimi i pronës, 1% për çdo vit vjetërsie.

“Në rastin e ndërtesave, çmimeve të referencës do t’i zbritet 1% e vlerës për çdo vit të plotë shtesë përdorimi, duke filluar nga data e fitimit të titullit të pronësisë për herë të parë. Zbritja prej 1% do të aplikohet për të gjitha llojet e pasurive të paluajtshme ndërtesa. Kjo zbritje nuk duhet të jetë më e madhe se 30% e çmimit të referencës të përcaktuar në VKM-në 2 në zbatim të neneve 21, pika 2, 22, pika 5, 22/1, 22/3 dhe 22/4 të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, theksohet në udhëzim.

Aplikimi për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme do të bëhet online në e-Albania, ku përveçse aplikon për kryerjen e këtij procesi, gjithashtu kërkon të pajiste me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme.

Në rastet kur rivlerësimi është bërë me ekspert, aplikimit në e-Albania duhet ti bashkëlidhet edhe akti i vlerësimit bashkë me licencën e ekspertit, dhe më pas Kadastra nis procedurat për përllogaritjen e tatimit që duhet paguar.  Vetëm pasi të paguhet tatimi, do të regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme vlera e re e pronës.

Ndërsa tek bizneset, do të përfitojnë nga procesi i rivlerësimit vetëm ata që i kanë të pasqyruara pasuritë tyre në pasqyrat financiare të 2025-ës.

“Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga vlerësues të pasurisë, ekspertë të pavarur të licencuar nga institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, vijon më tej udhëzimi.

Për bizneset llogaritja dhe arkëtimi i tatimit 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme të personave juridikë bëhet nga drejtoritë rajonale tatimore përkatëse.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1rivleresimi i pronave

Lajme të lidhura

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash
Breaking Views

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26
Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane
Aktualitet

Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

18:14 - 23/02/26
Protesta, banorët e Rrjollit sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt
Ekonomi & Sociale

Protesta, banorët e Rrjollit sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt

17:53 - 23/02/26
Para
Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar

Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash
Breaking Views

Tension pas rrëzimit të “Statusit”, minatorët paralajmërojnë përshkallëzim protestash

18:26 - 23/02/26

Vetëm pak ditë pasi mazhoranca rrëzoi me 74 vota kundër projektligjin e dorëzuar nga opozita “Për Statusin e Minatorit”, minatorët...

Lexo më shumë
Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

Shqipëri–Itali/ Çmontohet rrjeti i trafikut në Bari, 20 masa sigurie nga autoritetet italiane

18:14 - 23/02/26
Protesta, banorët e Rrjollit sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt

Protesta, banorët e Rrjollit sërish kundër resortit të Bashkim Ulajt

17:53 - 23/02/26
Edhe rruga Egnatia në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

Edhe rruga Egnatia në kolaps, banorët e Spatharit paralajmërojnë bllokim

17:38 - 23/02/26
Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar

Rregullat e kampit ‘Al Hol’/ Avokati: Kur vdes burri, gruaja martohet me një ushtar

17:29 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com